E nderuar redaksi e gazetës Dita! Ishte i saktë S. Cerova kur në “Dita” të 16 korrikut 2016 tha: “LSI hoqi maskën!”. Këmbëngulja e kreut të Kuvendit për të mos pranuar reformim të drejtësisë pa “firmën” e Bashës, nuk tregon merakun për Shqipërinë, por shpjegon merakun e të ardhmes së tij. Të gjithë në ankth presin sot votimin. Zoti Meta, kam kurajën të them se kështu si kanë rrjedhur punët, është momenti të bëni zgjedhjen e duhur. Të rreshtoheni bindshëm në krah të Europës e Amerikës që urdhërojnë të bëhet reforma e më së pari, në krah të shqiptarëve. Modele atdhedashurie Shqipëria ka shumë. Në këto çaste po zgjedh Mitrush Kutelin që tha: “Atdheu është atdhe, bile dhe atëherë kur të vret!” Por zgjedh edhe emrat e gazetës Dita, avangarde në misionin e saj atdhetar. Me respekt,
Letër e nënshkruar
Kol Rrudha
