Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Atdheu im (Poemë)
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Atdheu im (Poemë)
Letrat e Lexuesve

Atdheu im (Poemë)

editor
Published December 15, 2013
Share
SHARE

Pse o Zot nuk na bekove

Mbaresi dhe harmoni

Per shume brenda na mallkove

Dhimbje, tmerr dhe lemeri

Te gjithe boten e shetita

Ne Azi, Afrike, Rusi

Ngado shkela u cudita

M’u dhimbse o Shqiperi

Qe te gjithe mbrolin traditat

S’linin kend t’ua hiqte zvarre

Tek ne ligjin e bejne rripat

S ‘e ve kush ujin, ne zjarr

Vendi im visar i rralle

Qe gjithe boten ke rnahnitur

Thesaret te ndrijne ne balle

Thesare me vlere te ndritur

Gjithe vendet qe kam pare

Me kane mbire lule ne duar

Pyje si margaritare

Dhe liqenj me syte e shkruar

Dhe ne mes te bulevardit

Me freski nje park te mbush

Nuk te cmend era e fekalit

Nuk sheh plehra mbi gemushe

Ku i cuam kenget tona

Bejtet, isiit laberishte

Qe na mbushnin me jehona

Dhe te dyte ne bote nuk kishte

Lulja e Veres se Naimit

Bilbilit te vendit tim

I vrane duart e Kainit

Kjo urrejtje e pakuptimte

Lemerisur ngado shkova

Pashe te rinjte shqiptare

Ne Omonia i takova

Me shikim e shpirt te vrare

Diku pyeta me veshtrime

Pse keshtu more te mjere?

Me zu buke e tokes time

Lashe drize e gjeta ferre

Mbetem udheve te harruar

 S’kemi shtet qe te na mbroje

Politika e mallkuar

Nuk na zgjidh asnje nevoje

Dy nga dy ne semafore

 Shoh dhe qaj me pikellim

Vajza qe ma bejne me dore

Prostitute te vendit tim

Shtrengoj koken ndane tryezes

Zot, s’i s’ke nje pike meshire

Mbesollet e Nene Terezes

Qenkan kthyer ne lavire

Kush genjen i hoqem plehrat

E hedhte Zoti ne humnere

Ne vertete e hoqem Dullen

Por sot kemi kaq Envere

Pas na ndjek serish mallkimi

Nga gremina bjen ne hon

Kurre s’vem mend pas nje gabimi

Komedia jone vazhdon

Goje ligj e mbushur mllefe

Njera-tjetren shajne Partite

Jete e tyre qejf o qejfe

Shurrojne dhe mbi pasurite

Neper dhembet e florinjte

Nxin cimizmi i baballareve

Vendin krimi vret per dite

Per inat te shqipetareve

Por une shpesh kujtoj Naimin

Fjalendriturin poet

Keta qe sot na mbollen krimin

 Nbeser ne goje do ta kene vet

Mos qaj gjysh me thote mbesa

Teksa un ca lot leshoj

Ndonje dike do valoj fshesa

Era e dimrit do kaloj

Brezi une ballin me rrudha

 Qe po rritemi ne bote

Ne Atdhe do na sjelle udha

Asnje shprese mos te digjet kot

Le te vene pasurira

Mbi mjerimin tone pa fund

Mostrat me 100 fytyra

Historia do t’i shkunde

Ata qe na hapen varre

Dhe s’na lane te enderrojme

 Ne nuk jemi per hakmarrje

Po ama shpagim kerkojme

O sa me rinojne keto fjale

Fjale te brezit qe po rritet

Ma mbushe gjoksin me vale

Shpresa jone, s’mund te vritet

Do derdh gjakun dhe mundin

Per Atdhe e per vatan

Se s’harrohet dot katundi

Gjaku i te pareve tane

Nuk ma qas me lotin zemra

 Se jam lis i kesaj toke

Si shqiponje po ngrihet kenga

Hapi krahet moj nene Loke

Dil e shih se po vijne bijte

I therriska mall i vjeter

Te shpetosh nga ligesite

Dhe nga ligjet vec ne leter

Si ca diej plot vezellime

I ka cuar Perendia

Mjaft me docer dhe lavire

 Shqiperine e ben rinia

Nuk e mbaj dot ngasherimin

S’me vjen keq dhe te vdes

Memedheu po ben rizgjimin

 Udhe e kombit s’njeh me kthese

Shpirti yne vella me malet

Shpirt prej dokesh dhe bajraku

Prane e prane te kalojne hallet

 Si vellezer te nje gjaku

Shqiperia do te rroje

Nga Kosova ne Preveze

Ku dhe gun i flet me goje

Vallja came rreze ndez

Nena jone tashme dihet

 Eshte nje dhe e pandare

Permbi qiell Shqipja ngrihet

Ky eshte shekulli Shqipetar.

 HYSEN ISMAIL HAXHIAJ  ish-i burgosur politik

editor December 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • DREAM says:
    December 15, 2013 at 12:19 pm

    RESPEKT ZT HAXHIAJ !
    KOMPLIMENTA PR VARGJET .

    Reply
  • Pëllumb zaimi says:
    December 15, 2013 at 12:37 pm

    VR!!! Përgezime hysen haxhiaj! Nje poeme e ndjere tërë brengë për problemet e shqipërise dhe të shqiptareve por dhe tërë patriotizëm e shqiptarizëm te pastër. Ndjej dhimbjen e shpirtit tuaj hysen dhe me transmetohet edhe mua. Ndjej vëllazërimin shqiptar që kërkon dhe me transmetohet dhe mua. Në çdo varg këndon por dhe qan. Kendoj dhe qaj dhe une! Një poeme me vargje të thjeshta por me dashuri te madhe për shqiperine e sfilitur nga hallet! Ke shkrire hallet dhe bukurite e shqiptarit te vertete ne kete poeme hysen. Rrofsh hysen. Me krijove emocione te vecanta! Edhe njeherë ju pershendes o patriot i shpirtit shqiptar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?