Atdheu si ndjenjë

J L

Nga Bedri Islami

Në kujtim të publicistit Andrea Stefani

 

Jo rrallë herë, historia është një gënjeshtër e ndritshme, e cila rrëshqet nëpër breza për t’u bërë një histori e saktë dhe më e vërtetë.

Ndodh edhe ndryshe; nga kalimi i viteve, kur memoria historike fillon e largohet, ajo synon të rikthehet në një formë të re, që është shumë më e gënjeshtërt se ajo që është parathënë në një moment të caktuar.

Ka disa ditë që në gazetën “Dita”, fillimisht përmes një editoriali të analistit Andrea Stefani, e më pas replikave të ndryshme, është rikthyer çështja më e vjetër dhe më e re e historisë së gjysmës së fundit të shekullit të shkuar: Lufta Nacional Çlirimtare përmes dy tabllove, partizanët e ballistët.

E drejta e Andrea e Stefanit është të bëjë të njohura mendimet e tij, ashtu si ai vetë e përveton, megjithëse e vërteta historike është diçka krejt tjetër, dhe ai vetë e di fare mirë këtë.

Ky është rasti kur e vërteta e së shkuarës nuk përputhet me krijimin e një historie të re, pasi, si ndodh në raste të veçanta, në këtë mes nuk janë vetëm fjalët, por edhe të rënët.

“Rebelimi” i Andrea Stefanit, nëse mund ta quajë kështu ngjalli reagime, jo se nuk dihej e vërteta, që në shumë raste kishte marrë pamje fantazmagorike, por për dy shkaqe të arsyeshme:

Andrea Stefani njihej si një analist i së majtës, më shumë për shkak të qëndrimeve të tij të forta ndaj oligarkisë politike e financiare të sulltanatit të Berishës, dhe, shfaqja e tij me tezat e vjetra të së djathtës, në fakt, tezat janë të vitit 1943, krijoi pështjellimin. Në fakt, mund të jesh kundër një oligarkie politike e familjare që zhbëri këtë vend në 25 vitet e fundit, e të mos kesh mendime të së majtës për një pjesë të historisë.

Së dyti, gjithë këtë përplasje mendimesh e pasqyroi gazeta DITA, po ashtu një ndër kundërshtaret e rrepta të oligarkisë berishiane dhe kjo ishte çudi tek ata që nuk e dinë se ajo, duke qenë një gazetë e hapur, nuk mund të mbyllej për një çështje kaq të debatueshme.

Ata që duhet të jenë më shumë mirënjohës ndaj këtij debati do të duhej të ishin ballistët dhe shefi i tyre i tashëm, Alimadhi, pasi kurrë, që kur është krijuar, Balli nuk ka qenë më i përmendur dhe i lakuar në vendin tonë. DITA e nxori nga hija e politikës dhe nuk do të jetë faji i saj nëse, edhe pas kësaj dhe analizave të gjata të zotit Andrea Stefani, i cili, e përsëris, ka gjithë të drejtën e botës të rrijë në mendimin e tij, pavarësisht se kjo, më vjen keq ta them, është njëra ndër lajthitjet e panatyrshme të një intelektuali me klasin e tij.

Ballistët e rangut të lartë ishin përgjithësisht njerëz të dehur me veten e tyre. Asnjëri prej tyre nuk ishte më disident, si kishte qenë deri në vitin 1924 dhe asnjëri prej tyre nuk hoqi dorë nga lëvozhga e majmur që u krijoi fashizmi.

Ballistët e një dite të nesërme, edhe para se të themelohej Partia Komuniste dhe të njihej Enver Hoxha, pra, edhe para vitit 1941, qoftë individualisht, qoftë si një turmë pasonjëse e pushtimit, ishin bërë pjesë e rrjetës kolaboracioniste; ata ishin qeveritarë të lartë, ishin ministra, anëtarë të Këshillit të lartë fashist, deputetë të një parlamenti kukull, ishin bashkëpunëtorë të Musolinit dhe të “rehatuar” nga dora e Kontit Çiano. Kujtimet e këtij të fundit, por edhe kujtimet e disa prej tyre, si të Sejfi Vllamasit, përmbysin çdo lloj ndershmërie që mund të kishin shfaqur deri në vitin 1924. Për 15 vite radhazi ata ishin ushqyer nga dora serbe, që i kishte mbajtur me para të gjakut dhe i kishte shtyrë drejt gjakut. Pra, si të thuash, ata e kishin bërë pazarin me ndërgjegjen e tyre para se të dilnin traktet e para komuniste, dhe ajo që ndodhi më pas, nuk ishte asgjë tjetër veçse troshitja e asaj që kishin lëpirë. Më vjen keq, por në këtë çorbë, më pas, do të përfshihej edhe i pari i tyre, Frashëri, edhe politologu i tyre, Këlcyra, edhe njerëzit e letrave, si Mustafa Kruja dhe Koliqi.

Sejfi Vllamasi, drejtuesi i këtyre “disidentëve” në mërgim, ka sjellë dëshmi të karakterit dhe lëpirjes së tyre. Petro Marko ka sjellë në librin e tij, “Re dhe gurë”, lidhjen e Koliqit me gjermanët, sa që përmes tij bëheshin arrestimet e shqiptarëve dhe lirimet nga burgjet.

Komunistët në luftën çlirimtare nuk ishin edhe aq tolerantë. Në luftë, këtë e di kush e ka provuar, nuk mund të mendosh si në paqe, aq më shumë kur të qëllojnë e të vrasin.

Çuditërisht në Shqipëri ka ndodhur një fenomen që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore; fituesit kishin dhjetëra herë më shumë të vrarë se sa humbësit. Nacionalçlirimtarët ishin vrarë dhjetëra herë më tepër se sa ballistët.

Ndoshta, numri i 28 mijë dëshmorëve nuk është i saktë, por, edhe sikur të jetë gjysma e tyre, edhe ato, sido që mund të quheshin, komunistë a atdhetarë, ishin bij nënash dhe dikush do të duhej të përgjigjej për vrasjen e tyre.

Në Luftën e Dytë, shqiptarët, si gjithë të tjerët, kishin dy rrugë; ose me Aleancën e njohur antifashiste, ku bënin pjesë edhe sovjetikët, por edhe shtetet perëndimore, ose në Treshen naziste e militariste, po ashtu të njohur.

Zgjedhja e duhur ishte bashkimi me Aleancën. Këtë e bënë Nacionalçlirimtarët. Kjo është merita e tyre dhe kjo është meritë historike. Njerëzit e ndoqën pasi ishte e vetmja forcë që i jepte shpresë.

Ballistët zgjodhën Treshen e njohur naziste dhe këtë nuk e bënë se nacionalçlirimtarët ishin intrasigjentë. Këtë zgjedhje e kishin bërë shumë kohë para Mukjes, do e bënin edhe më pas. Nacionalçlirimtarët, edhe kur dështoi Mukja, që ishte konferenca e ndarjes së pushtetit, ëndrra balliste, dhe e mbulimit të fajeve, shpërlarja balliste, ata bënë Konferencën e Bujanit, ku u vendos që Kosova të bashkohej me Shqipërinë.

Ballistët zgjodhën rrugën tjetër; krijimin e Divizioneve SS, që bënë masakrat e njohura dhe u futën drithmat njerëzve. Asnjë pushtues nuk u vra prej tyre dhe nuk kishte se si të vritej, pasi ata armët i merrnin nga pushtuesit. Nuk ka pushtues në botë që të jep armë, makina, të lejon të patrullosh dhe në fund ta vrasësh.

Të mendosh ndryshe, kjo është miopi politike.

Fati e ke sjellë që pas vdekjes së babait tonë, të kthehemi në një shtëpi të lidhur ngushtë me luftën dhe që njihej si Shtëpia e Madhe e Gjylbegajve.

Tre vetë kishte dhënë në luftë kjo familje, e cila, megjithëse vinte nga një trashëgimi të njohur pasurore, atdheun nuk e kishte si njerkë dhe as si mallkim.

Pas vrasjes së Naimit, djalit të shtëpisë, burgosjes së Eljazit, që e vranë më pas, dhe Rexhepit, xhaxhallarët e Naimit, që ishte në kampin e përqendrimit në Prishtinë, ballistët nuk shkuan për ngushëllim, por që të digjnin shtëpinë e madhe që e kishte ngritur kryetari i parë i Bashkisë së Shkodrës, njeriu që me 28 nëntor ngriti flamurin në qytet, Muharem Gjylbegu.

Mundimi për të të sjellë shembuj është i ngadoshëm, por do të doja të sillja edhe një. Manush Alimani ishte 22 vjeçar kur e arrestuan ballistët. E përsëris, ballistët, që pas pak ia dorëzuan gjermanëve, Gestapos, majorit Hauzding.

Një herë, në kalanë e Shkodrës, kur sapo kisha kaluar me “Zërin e Popullit”, fundi i vitit 1990, më rastisi të dëgjoj Ramiz Alinë kur fliste për Manush Alimanin. Kishin qenë bashkë gjimnazistë dhe në një celulë. Alia ishte dërguar të drejtonte rininë e qytetit të Beratit, Manushi rininë e qytetit të Shkodrës. Manush Alimani u kishte thënë gjithnjë se, “nëse më arrestojnë, largohuni të gjithë, sepse nuk do të mund të duroj dhe do ju dekonspiroj, prandaj, ikni”.

U arrestua dhe ishte në dorën e Gestapos. 22 vjeçar. 22 ditë tortura të tmerrshme, sa që askush nuk i përfytyron dot. I dobët në shtat, djalë i ri. Dërgoi letrën e parë me një xhandar, shqiptar i Kosovës, letër që u zu, por shqiptari nuk e tregoi adresën se ku do e dërgonte. E vranë në oborrin e Gestapos edhe atë.

Pastaj vazhduan me tortura, derisa e mbytën. Arriti të dërgojë vetëm një letër, përmes së cilës tregonte se aty, në atë qeli, të gjithë e thërrisnin kriminel, edhe vrasësit.

Atdheu, më shumë se gjithçka, është ndjenjë.

Shumë vite më pas historia do të përsëritet, kësaj here në një vend tjetër shqiptar, në Kosovë.

Kur them se atdheu është së pari ndjenjë kam parasysh një mik të madh, i cili, sinqerisht, ka qenë frymëzimi i mijëra vetëve, dhe, njëkohësisht, idhulli im jetësor.

Quhej Fehmi Lladrovci. Është sot i nderuar me të gjithë titujt më të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës, së bashku me gruan e tij, Xhevën, luftëtaren e shquar.

Në majin e vitit 1998, pas shumë peripecive, në Drenicë shkoi një gazetar i njohur anglez, Deivid Lloid. E kam takuar në Londër dhe kishte synuar disa herë të futej në Drenicë, por nuk ia kishte dalë.

Ai bëri një intervistë me Fehmiun.

Nga ana emocionale, kjo intervistë ka një ndër momentet më madhore të Fehmiut, ose më saktë të afishimit të ndjenjës së tij ndaj atdheut.

Gjatë gjithë intervistës ai ka qenë serioz, disi i vërejtur, ushtarak i lindur, i bindur në atë që thotë, po edhe duke e ditur se kjo do të ishte një luftë e rëndë, e ashpër dhe e përgjakshme.

Ka vetëm një moment kur ndjenja ndaj atdheut e dritëzon, si të thuash, krejt intervistën e tij dhe kjo shfaqet pas pyetjes së gazetarit britanik: “Keni kaluar një kohë të gjatë në burg politik. A jeni të gatshëm të vdisni për Kosovën?”

Ky është i vetmi moment që Fehmiu shkëputet nga serioziteti i tij dhe ndjenja e shpirtit shfaqet me një dritë të veçantë, e përgjigjet:

“Me dëshirën më të madhe. Më e shtrenjtë është liria se jeta. Vdekja për lirinë e Kosovës do të ishte fati im më i madh jetësor”.

Pas kësaj nuk mund të shtoj asgjë tjetër.

 

Shënim: Rikthimi në këtë temë, edhe pse përmes një figure të njohur të botës së letrave, që fatkeqësisht nuk është më mes nesh, duke lënë pas kujtimin e gazetarit të ndershëm, kurajoz dhe të guximshëm, nuk do të ndodhë vetëm kësaj here. Hapja e saj nuk është si hapja e “kutisë së Pandorës”, por si një domosdoshmëri historike për të rimbajtur vlerat e një lufte antifashiste,përmes së cilës duhet të ndjehemi të denjë në familjen e kombeve.

 

Share This Article
21 Comments
  • Kush guxon ta prezantoje domethenien dhe permbajtjen e Atdheut?:
    Lloji i islamve,tufrave dhe soj sorollopeve te tyre,qe mbas luftes,treguan surratin e tyre te vertete,duke i sherbyer si revole dhe si thike,diktatorit te kuq,per te vrare dhe asgjesuar,fizikisht dhe shpirterisht idealin partizan,per clirim dhe humanizem njerzor.
    Pra keta kanibale,brenda races se vet,i rikthyen dhe vazhdojne ti rikthejne ketij vendi,nje pushtim dhe me te eger dhe me asgjesues. se cdo pushtues i huaj i meparshem.
    Dhe te tera keto,te shoqeruara me nje demagogji te genjeshtres dhe mashtrimit,qe lloji i mesiperm,vazhdojne me nje paturpesi ekstreme ta perdorin,duke i shtuar asaj dhe dashurine malinje,ne kete vend per pushtimin denatyrues oriental,qe ata e mbanin te ngrohur ne gji..
    Dhe,vazhdojne keta,pártizane,atdhe dhe shqiptare vrases dhe ngrenes,sikur nuk i njeh kush,te vazhdojne krimet dhe ti qajne viktimat ne mes te dites.
    Pranda Dita,mjaft me kete panair,qe eshe i gjithe ne te kundert me ate qe ju kerkoni te arrini,qe po ta kish perjetuar shkrimtari anglez Thekerej,do ta quante,´´Panairi i poshtersive´´.
    Dhe natyrshem,brenda ketij vendi te pushtuar,nga kjo specie kanibalesh ,personaliteti i Andrea Stefanit do te ndihej se paku i harruar,ashtu si dhe ka ndodhur,pasi personaliteti Stefani luftoi si partizan me heroizem te vertete,per vite te tera me rradhe,qe ky vend i pushtuar,te gezonte lirine,demokracine dhe ta rivendoste kete vend,per se mbari ne truallin europian,ku gjeografikisht qendron,

  • Zoti Bedri Islami mos harroni se:
    1. Ne Mukje u ulen si te barabarte te gjitha palet. Pra gjynahet e Ballit para Mukjes (2-3 gusht 1943) kane qene hic gje ose shume te vogla e te falshme, se perndreyshe nuk kishte pse te pranonin forcat e PKSH-se te uleshin e te merrnin vendime te perbashketa me ta.
    2. Sikur Miladin Popvici te mos e kishte detryruar Enver Hoxhen per ta hedhur poshte Marreveshjen e Mukjes, Balli Kombetar do te vijonte te bashkepunonte me forcat partizane deri ne clirimin e vendit ashtu si porosisnin aleatet e medhenj dhe si ishte vendosur ne Konferencen e Pezes Shtator 1942 dhe ne Mukje.
    3 Enver Hoxhen e detyroi Miladini me 10 shtator 1943 ta shpallte Ballin Kombetar “organizate tradhetare dhe bashkepunetore me pushtuesin gjerman” dhe te luftohej me arme pa kompromis, kur ende forcat e Ballit luftonin per krah forcave partizane.
    3 Pra arsyeja pse disa batalione e ceta te Ballit pas hedhjes poshte te vendimeve te Mukjes dhe pas 10 shtetorit 1943 kur u sulmuan prej forcave partizane, u detyruan te hidheshin ne krahun e armikut, duhet kerkuar te ndryshimi I politikes se PKSH-se nga aleate e Ballit ne armike e betuar e kesaj organizate atdhetare. Shkaku qe Miladin Popovici e detyroi Enver Hoxhen te bente kete kthese ishte se komunistet nuk duhej ta merernin pushtetin te vetem dhe te mos e danin me askend.
    4. Se fundi kuptohet se pergjegjesia pse shume reparte luftarake te Ballit gabuan dhe u lidhen me pushtuesit pa urdherin e komandantit te tyre, i mbetet udheheqjes se PKSH sherbetores se Partise Komuniste Jugosllave qe enderronte te zhbente Shqiperine e Bashkuar (pra te rimerrte Kosoven) dhe Shqiperine londineze ta bente republike te shtate.
    Thjeshte edhe shkurt: PKSH pas mbarimit te luftes kur mori pushtetin duhej t’i kerkonte te falur Ballit Kombetar per faktin se e detyroi te mekatonte i detyruar nga pushket partizane.
    Meqenese PKSH-ja nuk e beri kete veprim qyteterues bejeni ju pasardhesit e saj qe e hiqni veten te qyteteruar e qe doni te hyni ne Europen e Bashkuar. Mjaft vazhduat me luften e klasave qe na mori shpirtin per 75 vjet. Ndryshoni mentalitetin dhe rishkruajeni historine si duhet jo me paragjykime.

    • Po ky e paska thanen brenda akoma pas 75 vjetesh. Enver Hoxha e beri zap Greqine e Jugosllavine, ua vuri kufirin te “thana”, dhe nuk e luajti me. Sipas ketij nje Popovic paska patur fuqi supernatyrore te detyronte Hoxhen te bente ate qe nuk e bene dot ushtrite w Hitlerit dhe italise, apo ushtrite Greke dhe Jugosllave. Nje i vetem ore, e paska shpartalluar Hoxhen.
      Nuk e shikoni cfare dhjeramanesh mendore diskutojne per Enver Hoxhen
      Dhe te gjithe keta pordhace jane spiune serbe. Si Ramuti qe fut thiken pas shpine Kosoves, bem Shengeni. Serb, dhe fut thiken pas shpine Shqiperise duke futur varrezat dhe memorialet greke ne te cilat do kremtohet Festa Kombetare e Greqise.
      Pra, keta kerma marrin guximin dhe flasin per Enver Hoxhen.
      Robt ku ti kene te gjithe

      • Enveri paska bo zap Greqine dhe Jugosllavine?
        Ku kishte me mire per Greqi & Jugosllavi se nje Shqiperi e mbyllur burg per 50 vjet moj tutkune mirela? Hajde budallenj qe ka akoma me bajgat e Enverit akoma ne koke hajde.

      • Atdheu është ai vend, që mbush jë torbë me dhe, që është më I ëmbël semjaëta, dhe mbath OPINGAT e zhdukesh pa kthyer kokën na mbrapa

  • Islamo, leri ore keto gerr-verret me Lufte Nacional-Clirimtare! Ajo nuk ishte fare as Nacionale, pra kombetare se komunistet udhehiqeshin nga serbet Popovic, Mugosha qe i formuan ate kurve partine e tyre. Nuk ishte as Clirimtare se ne 29 Nentor 1944 rrethoi Shqiperine me tela me gjemba dhe vrau per 47 vjet shqiptare ne kufi!
    Te tille mynxyre shqiptareve nuk ja ka bere asnje pushtues nder shekuj!

  • Do te mbetej si shkrim,nese analizon shkaqet e patriotizmit ideologjik dhe perse shume nga idealistet e patriotzmit shqiptare kan rreshqitur ne krahet e Italise,Turqise,Greqise,Jugosllavise …..dhe Rusise.Kaq shume urrejtje sa ka ndermjet shqiptareve,fakton, se patriotizmi shqiptare eshte i ideologjizuar,ideologjizim qe fatkeqsisht vazhdon edhe sot e kesaj dite.Per mendimin tim,ideologjizimi ka ardhur nga polarizimi ekstrem i shoqerise shqiptare mbas sundimit osman,ku prona ishte ne dore te vetem disa familjeve,qe pamundesonte rrolin e shtreses se mesme,per ta bere Shqiperine nje toke pjellore te ideve te majta,dhe më vone te ekstremit te majt,nje ideologji qe ne thelb nuk e kuptonin më shume se 0.1%
    e shqiptareve,interpretimin e saj as 0.000001% dhe zbatimin e saj ne praktike as 0,00000000001 e popullsise,qe si pasoje solli kolapsin social- ekonomik te sistemit,falimentimin e saj,jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Rusine e pasur me 18%(BRSS afro 30%) te pasurive nentoksore te gjith Botes,edhe ne Gjermanine lindore dhe Çekine (Çekosllavakine),dy popuj me nivel te larte kulturore dhe zhvillim industrial te madh.
    Ne nje komb kaq te vogel sa ne,qe hajm vetveten per hir te militantizmit partiak,tregon se propagandohet nje patriotizem fiktiv,militant.Kjo ndodh,sepse Shteti eshte ideologjizuar,sepse Qeveria duke e furnizuar Shtetin me militante,e njeson veten me të.Kjo ka sjelle nje politike konfliktuale ne dëm te Shtetit,individeve pa Parti dhe te opozites.Patriotizmi eshte nje ndjenje qe lind dhe formohet nga lidhja emocionale me kombin,me Atdheun,me Familjen,fisin dhe rracen,por jo me besimet fetare dhe Partite politike.Shrytezimi i ndjenjes se atdhedashire per interesa te nje grupimi fetare apo politik,qe shperfill pjesen tjeter te po njejtit komb,nuk ka te beje me patriotizmin,por me luften brenda llojit.Para gati 170 vitesh kur jetonte tharmi i kombit shqiptare,i madhi Pashko Vasa,paralajmeroi se gangrena e kombit shqiptare ishin besimet fetare(qe jan gjithashtu Parti politike),ato qe rrezikonin te varrosnin pergjithmone rracen dhe kulturen tone,por po te ishte sot,do ti bente thirrje shqiptareve;Mos shikoni Kisha,XHamia dhe Partia,se feja shqiptarit eshte shqiptaria.Patrioti më i madh shqiptare eshte ai politikan,qe nje Shtetin per Zot.

  • Surprize “Zigur Qari” me komentin shume interesant , megjithse evolimi i nje shoqerie te caktuar nuk eshte matematike sepse ka te beje gjithmone me vitalitetin e nje populli me gjithe mbeturinat e te kaluares qe mund te kete dhe me difektet e tij karakteriale……..sidoqofte historia e luftes dyte boterore ne Shqiperi eshte ajo qe paraqet gazetari per sa e njoh une boten dhe historine e saj , lufta e luftes se dyte ishte nje periudhe ku e bardha dhe e zeza dolen qarte dhe njesoj ne te gjithe rruzullin , me vone historia u be komplekse me shperthimin ekonomik te perendimit dhe deshtimin e teorive komuniste..

  • Zoti kreyredaktor dhe ju redaktoret pse nuk e publikuat komentin tim drejtuar . Bedri Islami? Keshtu mburreni se mbronit te drejtat e autoreve? Thana

  • Pse i vjen keq Bedriut per Mithat Frasherin qe u be tradhetar? Frasherit nuk i erdhi keq fare kur u vu ne sherbim te Gjermaneve apo kur bente pazare me greket.
    Nga na e nxore kete ” ndoshta” per numrin e partizaneve? Nga qimet si puna e Stefanit?
    Me krimba nuk mbrohet asnje kauze, jo me atdheu.
    Stefani doli publicist i madh duke share Berishen. Nje spurdhjak grek i Ramutit ishte.
    Po i ktheni ne heronj sikur cfare kane bere. S’kisha ndonje respekt per te.
    Ky vete na e lidh me ndjenjen per Atdheun. Firaunet i bejne epos njeri tjetrit
    Kujdes Bedri, se as pozicioni jot ne Atdhe nuk eshte shume i qarte.

  • I ndeuar zoti Mirel, pavaresisht se kam respekt per ju, po ju pyes: Ne cilin dokument mbeshteteni ju se “Mit’hat Frasheri u vu ne sherbim te gjermaneve”. Une nuk njoh ndonje dokument me kete permbajtje. Ato forcat balliste qe bene gabimin fatal te lidhjes me forcat gjermane nuk e bene me urdher te komandantit Mit’hat Frasheri por me koken e tyre per te shpetuar nga pushket e partizaneve qe deri me 8 shtator 1943 luftonin se bashku e papritur i sulmuan si tradhetare e bashkepunetore te armikut, me urdher te Miladin Popovicit diktuar Enver Hoxhes. Po te moe e kishte hedhur poshte Marreveshjen e Mukjes Enver Hoxha sipas urdherit te M. Popovicit, ballistet do te vijonin luften antifashiste si me pare ne bashkerendim me forcat partizane si keshillonin aleatet dhe si kishte vendosur Konf. e Pezes 1942 dhe Marreveshja e Mukjes 3 gusht 1943. Pra fajtore per kete gabim fatal te ballisteve e ka Enver Hoxha qe i sherbente qorrazi M. Popovicit dhe qe i pelqeu urdheri per te marre pushtetin si force e vetme politike. Sot pas 75 vjet sharjesh, fyerjesh e lufte klasash te pafund eshte koha qe forcat e majta te reflektojne e te kerkojne te falur per hedhjen poshte te Marreveshjes se Mukjes dhe shpalljes se Ballit Kombetar “tradhetar” pa bere ende tradheti… .

  • Thana, lexo, kerko dhe do ta gjeshe qe Mitat Frasheri ka firmosur me greket edhe faljen e Epirit te veriut ashtu si Saliu me Lulezimin, megjithate keto s’kane me rendesi tani. Shiko perpara se femijet e tu, ne qoftese ke, nuk ka nevoje per broçkulla historie qe kthehet nga fryne era, por nje jete me te mire. Shiko perpara se une nuk kerkoj dot falje per Saliun.

  • Keta Vasilerit e Ziguret jane kultivuar te tille qe urrejtjen pathologjike e paraqesin per argument. Por meqenses duan argumente, pervec atyre qe ne menyre te pakthyeshme paraqet artikullshkruesi, keta Vasilerit e Ziguret te shpjegojne per “heronjte” e tyre:
    Me ke vazhduan bashkepunimin, kush i financoi dhe ku u bazuan edhe pas clirimit. Nese nuk e thone, e thote historia: u bazuan ne Athine e ne Beograd, u financuan nga Athina dhe Beogradi, Neqoftese edhe kete te kalcifikuar te historise e quajne si vlere te tyre, atehere lerini te vene me Kishe per t’iu kenduar kenga e fundit e kesaj bote.

  • Ti je nje nga ndyraqet e shumte anadollako-hoxhist,qe vazhdoni,qe vazhdoni ta denatyroni dhe ta shkretoni kete vend.
    Vetem nje dore zoti,mund tju jape juve ate qe meritoni,me ato tru te mykyra dhe malinje qe ju drejtojne.

  • Mos na cvereso ate emri VASIL..i ti VASAL..
    Vasll vetem Zoti Ti .,mos e zere ne Goje.je me anti ZOT,se je antishqiptar se pari.Keq me vjen se je dhe me emrin “VASIL..”.qe Vasili YNE HERRO,dha jeten per shqiperine
    Dhimbia e madhe popull….

  • Vasili, i paskam rene pikes qe te paska rene pika nga c’kam shkruar me lart:
    Je i lire te vesh ne Kishe per te t’u kenduar kenga e fundit e kesaj bote.

    • Lehjet e ngjirura qe me drejtohen nga qenefi anadollak ,i ndjej si muziken me te bukur.
      Shko laj bythen tani,qe sidoqofte e ke me te paster se kaptinen,se do prihen cezmat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *