Sherr i ashpër në studio mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizit dhe kandidatit të Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Agim Baçit.
Të dy të ftuar në emisionin “Repolitix”, Murrizi komentoi deklaratën e Ramës ndaj Bashës për një bashkëpunim të mundshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa Agim Baçi, i kujtoi deputetit se edhe vetë ka qenë pjesë e Partisë Demokratike.
Më pas debati degjeneroi me përplasje në gjuhë të ashpër, deri në momentin kur ndërhyri moderatori Denis Minga.
Myslim Murrizi: I kam denoncuar këta të PD.
Agim Baçi: Ke qenë pjesë e PD, kur e paske denoncuar?
Myslim Murrizi: Pse kur duhet ta denoncoja?
Agim Baçi: Vetëm pasi ikët nga PD? Kur je brenda!
Myslim Murrizi: Ti ke qenë deputet me mua? Pse nuk e paskam denoncuar. Për këtë arsye kam dalë i pavaruar në 2005, pastaj jam kthyer në 2014 si kryetari i PD në Lushnje.
Agim Baçi: Gjërat thuhen kur je atje brenda.
Myslim Murrizi: Ke qenë ti deputet?
Agim Baçi: Se kam dëgjuar edhe Jozefinën. Ke lëvizur sa andej këtej.
Myslim Murrizi: I pavarur është dinjitet, por jo vemje. Je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Ofezë po si… Pse ça kujtove ti? Atë gishtin gjej vend e fute.
Agim Baçi: Ndërprite pak.
Myslim Murrizi: S’kam ardhur të dëgjoj dënglat e tua. Ik mor…
Agim Baçi: Do ikim bashkë.
Myslim Murrizi: Hape ku është PLL në 2009.
Denis Minga: Po ç’ke? A mund të qetësoheni pak
Myslim Murrizi: Kam qenë në 1997 deputet kur ti ikje në Itali. Është mashtrus more.
m.m/ dita

Murrizi per Saliun ca thua.ate dua te dij une
Nuk i ka ardhur ndonje e keqe popullit te Lushnjes nga Myslym Murrizi.As ka vjedhur,as ka vrare.
Merruni me Hajdutet qe kane vervitur pushtetin neper duar keto 30 vjet.