E dëgjoni Berishën kur thotë: Nuk ulet Rama për 100 vjet në karrigen time? Si nuk del një nga këta analistët dhe ti thotë: Ore zotëri, se kush ulet në atë karrige nuk e vendos Berisha, por Populli. Dhe pastaj thonë pse kanë frikë njerëzit se Berisha i vjedh zgjedhjet. Po domosdo, që një njeri që e ndjen si pronë private karrigen e kryeministrit, do të thotë që dëshiron ta mbajë me pahir nëse nuk ia lejojnë me hir. Karrigen e kryeministrit Saliu mund të ketë qejf ta mbajë derisa ti shpëtojë kaka shalëve, por puna është që ajo karrige, po kërkon me ngulm një tjetër njeri. Karrigen e shtëpisë së tij te oxhaku, po të dojë le ta mbajë e ta lëshojë kur të dojë baca i maleve të Viçidolit, por këtë karrigen tjetër nuk ia ka lënë as nëna, as babai. Merreni more shkuleni atë dhëmballë të prishur se çmendi dynjanë, kujton se do ti bëjë të gjithë plehra si vetja.
SMS në DITA në 0689073730