Një tjetër atentat ka ndodhur sot në mbrëmje në dalje të qytetit të Lezhës.
Sipas burimeve policore është qëlluar me breshëri arme ndaj një 28-vjeçar.
Gazetarë lokalë thonë se shënjestër e këtij atentati është bërë një person me emrin Blerim Preçi, i cili njihet si Rini.
Ky person po udhëtonte me makinën e tij tip “Mercedez Benz ML” (në foto) kur mbi të është qëlluar.
Raportohet se autori/ët, kanë qenë me një makinë dhe në lëvizje e sipër kanë hapur zjarr.
Sipas policisë rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje me targa AB 127 GJ, brenda së cilit udhëtonin Blerim Preçi dhe Klisman Preçi.
Ata raportohet se janë kushërinj. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të plagosur.
Blerim Preçi sapo ka dëgjuar të shtënat ka devijuar rrugën në tentativë për tu shpëtuar plumbave dhe për pasojë makina është përplasur.
Deri në këtë momente ai nuk është raportuar të jetë plagosur nga plumbat. Ndërkohë autorët janë larguar në drejtim të paditur.
i.b. / dita
