Atentat me eksploziv ndaj kryeministrit palestinez

Leda Hysa

Kryeministri palestinez Rami Hamdallah është bërë sot shënjestra e një atentati me eksploziv në momentin që ka hyrë në Rripin e Gazës me autokolonën e tij. Disa persona kanë mbetur të plagosur, por vetë kryeministri nuk marrë asnjë plagë dhe nuk është lënduar.

Nga dëshmitarët e ndodhur në vendngjarje thuhet se, një person që po kalonte me motor hodhi një pajisje shpërthyese drejt makinës së fundit të autokolonës, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha.

Ky incident ka ndodhur mes tensioneve në rritje midis fraksioneve kryesore palestineze mbi implementimin e marrëveshjes së pajtimit e cila u nënshkrua vitin e kaluar. Autokolona arriti të kalonte dhe të hynte në një inaugurim të planifikuar të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza.

Bëhet e ditur se edhe Shefi i Inteligjencës së Autoritetit Palestinez, Majed Faraj ishte pjesë e autokolonës së Kryeministrit. Fatah, partia politike me bazë në Bregun Perëndimor, së cilës i përket Presidentit palestinez Mahmud Abbas, fajësoi për shpërthimin Hamasin, partinë e cila është në pushtet në Gaza.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *