Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri një person.
Viktimë ka mbetur Vilson Tafçiu, 28-vjeç.
I riu ishte brenda në një lokal në zonë, kur është thirrur nga autori për të dalë jashtë, ku dhe është qëlluar për vdekje nga persona, identiteti i të cilit nuk dihet.
Sipas burimeve të Policisë, referuar dëshmitarëve, ai është thirrur jashtë ambienteve të lokalit, teksa është qëlluar pa këmbyer asnjë fjalë.
Kamerieri mendohet se e ka thirrur, se dy persona e kërkojnë jashtë lokalit.
Pa pasur asnjë dyshim, viktima del jashtë, por përballet menjëherë me breshërinë e armës, nga e cila humbi jetën pa mbërritur në spital.
Sipas Policisë, Vilson Tafçiu, i njohur dhe me mbiemrin Noka është akuzuar pak vite më parë për trafikun e 200 kg kanabis.
Burimet shtojnë gjithashtu se i riu është dëbuar nga shteti i Francës për shkak të problemeve që ka pasur me ligjin.
Tafçiu qëndronte në Dibër bashkë me familjen ndërsa mësohet se kishte ardhur në Tiranë për të varrosur gjyshen.
Sipas Policisë , bazuar në të shkuarën e të riut me dy mbiemra, një nga pistat ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës.
I riu është ekzekutuar nga disa persona që kanë qëlluar nga një makinë e llojit “Golfit 6”.
Autorët e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar pasi Noka ka dalë nga lokali ku ishte nën shoqërinë e dy vajzave.
j.l./ dita
