Atentat në autostradën Laç-Tiranë, plumba mbi simpatizantin e LSI

redaktor

Një atentat me armë zjarri është regjistruar sot rreth orës 11,30 në autostradën Laç-Tiranë.

Sipas burimeve të policisë lokale, dy persona me motoçikletë kanë qëlluar me armë zjarri mbi shtetasin Bledar Muharrem Mneri.

Mësohet se Mneri në momentin e atentatit udhëtonte me një automjet tip Benz-Mercedes.

Bledar Mneri

Mneri (në foton djathtas), i datëlindjes 1980, ka arritur t’u shpëtojë mrekullisht plumbave.

Policia bën me dije se po heton në dy pista.

Njëra ka të bëjë me një hasmëri të hershme: Vëllai i Mnerit, Erion Mneri është vrarë në vitin 2000.

Pista e dytë lidhet me angazhimet politike të Bledar Mnerit, i cili njihej si militant dhe simpatizant i LSI.

Vazhdon hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *