Një person ka mbetur i plagosur gjatë një atentati të ndodhur në rrugën LezhëTiranë në hyrje të qytetit të Lezhës.
I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur “Rrotondo”, ku i plagosur ka mbetur T.K., 35 vjeç, banues në Shkodër.
Ndërkohë janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.
