Atentat në Lezhë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

Elton Tafaruci

Një 31-vjeçar në Lezhë ka mbetur i plagosur në një atentat me armë zjarri. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 të 20 gushtit 2016 në lagjen e spitalit në Lezhë.


Shtetasi A.K.  31 vjeç, është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që po lëvizte me mjetin e tij afër banesës. I plagosuri është dërguar në  Qendrën e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga hetimet paraprake, policia thotë se ky shtetas është me preçedent penal të mëparshëm.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohen në disa pista.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me FNSh-në kanë bërë krehjen e zonës si dhe kanë  ngritur pika  kontrolli.

Gjithashtu janë  shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe  për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve  .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *