Atentat në Orikum, plagoset në mes të rrugës 23-vjeçari

Dita

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Orikum.

Policia njofton se pranë një pike karburanti, dy persona janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim Denis Brahimi, 23 vjeç, i cili ndodhej në rrugë.

Mësohet se 23-vjeçari është plagosur në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën

Policia sqaron se ka identifikuar autorët,  por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre

Njoftimi i policisë

Më datë 12.12.2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se :

Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D.B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.

Shtetasi D.B., është plagosur në këmbë, por jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *