Tronditet sërish Shkodra, kësaj here nga një atentat me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.
Ngjarja ka ndodhur pranë markatës në lagjen “Rus” dhe raportohet se viktima është Naim Bajri, ndërkohë që nuk dihet identiteti i të plagosurit.
Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.
Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve.
Viktimës Naim Bajri, në vitin 2001 i kanë vrarë djalin Endrit Bajri. Ngjarja ka ndodhur në 21 tetor të 2021, ndërsa vrasësit kanë qenë Xhabir Shega, Kujtim Barbullushi dhe Ilimir Hajdari.
Xhabi Shega është vrarë në 2015.
o.j/dita