Këto pamje tronditëse tregojnë momentin kur dy persona të maskuar si hebrenj ultra-ortodoksë hapin zjarr në një restorant në Tel Aviv, Izrael.
Katër persona kanë humbur jetën nga ky sulm terrorist, mes tyre mendohet edhe një vajzë vetëm 4 vjeç.
Gjashtë persona janë plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Policia thotë se ngjarja ndodhi në restorantin Max Brenner në qendër të qytetit.
Personat që kryen sulmin janë dy kushërinj nga qyteti i Hebronit.
Ata janë palestinezë.
Grupi islamik Hamas ka vlerësuar këtë sulm, por nuk ka marrë përgjegjësinë.
Pas sulmit, Izraeli thotë se ka pezulluar lejet e hyrjeve për 83 mijë palestinezë.
Ky atentat vjen në një moment veçanërisht të tensionuar në kuadrin e marrëdhënieve izraelo-palestineze. Që prej 1 Tetorit kanë mbretur të vrarë, 28 qytetarë izraelit dhe mbi 200 palestinezë, pjesa më e madhe në autorë, apo autorë të mundshme të sulmeve kundër Izraelit.








