Atentat në Vlorë? Një telefonatë e dyshimtë dhe disa të shtëna

Ornela

Një ngjarje e dyshimtë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e Ujit të Ftohtë, në lagjen “10 Korriku”. Policia është njoftuar për të shtëna me armë në orën 11:40 ndërsa e mbërritur në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete.

Dyshimet paraprake janë për një atentat të mundshëm, megjitathë rrethanat janë shumë të paqarta. Dëshmia e një gruaje, i ka çuar hetuesit drejt kësaj piste, pasi ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj e ka telefonuar duke i thënë se: Më qëlluan, shpëtova mirë.

Pas kësaj telefonate ai është larguar dhe ende nuk dihet nga policia se ku ndodhet. Në vendin e ngjarjes policia gjeti të parkuar, automjetin tip Porche të personit në fjalë, makinë e cila nuk ka shenja plumbash.

“Rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Bëjmë me dije se nuk ka asnjë person të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *