Një shqiptar 34-vjeçar ka qenë viktima e një atentati mëngjesin e kësaj së premte në qytetin turistik Mikonos të Greqisë.
Sipas mediave greke, dy persona të armatosur, që qarkullonin me një motor dhe ishin të pajisur me skafandra, kanë qëlluar drejt 34-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.
Shqiptari është transportuar në spitalin lokal të Mkonosit dhe pritet të transferohet në Atika, sepse ka marrë plagë të shumta në trup, por, fatmirësisht, ato nuk përbëjnë rrezik serioz për jetën e tij.
Po sipas mediave vendase, shqiptari nuk është nje emër i panjohur për policinë greke, pasi ka qenë në burg në Greqi për trafik droge.
Në vitin 2015, pasi ka dalë nga burgu, shqipatari ishte vendosur dhe kishte filluar të punonte në Mikonos. Ngjarja, sipas informacionit në mediat greke, mund të ketë lidhje me hesape të vjetra për shkak të pazareve të prishura të drogës.
e.ll./dita
