Dy autorët e ekzekutimit të biznesmenit, Artan Santo, paraditen e së enjtes në zonësn e Bllokut në Tiranë, nuk u përballën në asnjë moment gjatë largimit të tyre pas ngjarjes me postbllok poliçie të blinduar. Megjithëse largimi i tyre nga vendngjarja deri në Fushë-Krujë ku janë parë për herë të fundit ka zgjatur më shumë se 20 minuta nuk u bë e mundur ngritja e postblloqeve që do të mund të ndalonte dhe dy autorët. Për këtëe arsye në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është zhvilluar mëngjesin e ndjeshëm një mbledhje të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhje zv/drejtori i këtij dikasteri, Sokol Bizhga. Burime nga policia thanë se drejtuesit e policisë kërkuan një analizë për angazhimin e punonjësve të policisë rrugore dhe katër komisariateve, 1, 2, 5 dhe 6 në territorin e të cilave kanë kaluar atentatorët pas ngjarjes. Sipas itinirarit që kanë përshkruar autorët para dhe pas krimit, ata janë përballur me punonjës të policisë rrugore por asnjëherë nuk janë ndaluar prej tyre. “Para ngjarjes, efektivi rrugor i cili ndodhej me shërbim në zonën e Bllokut ku ndodhi ngjarja nuk ndaloi motorin për të kryer një verifikim pasi ishte pa targa. Më tej pas krimit nuk është vënë në dijeni efektiti tjetër rrugor i cili ndodhej pranë Librit Universitar ku kaloi edhe motori me vrasësit. Kjo për shkak se efektivi nuk kishte radio policie për tu njoftuar. Në bazë të analizës priten edhe masa ndaj efektivëve rrugorë të cilët duhet të angazhohen për ngjarje të tilla brenda 4 minutave. Ndërkohë që patrullës së përgjithshme i duhen për shumë se 10 minuta për të ngritur postbllokun” thanë burime zyrtare nga policia e kryeqytetit. I pari që ka reaguar për ngjarjen ka qenë komisariati nr.1, i cili ngriti postblloqe në Sauk pas informacioneve se autorët u larguan drejt Liqenit Artificial. Por jo pa qëllim autorët kanë përdorur këtë itinirar për të ngatërruar policinë. Pasi itinirari i tyre ka devijuar duke hyrë në Komunën e Parisit, pas pallatit me shigjeta dehe më pas në autostradë. Kështu paralelisht me hetimet për zbulimin e autorëve dhe motiveve të vrasjes së biznesmenit 58-vjeçar, policia është angazhuar për të verifikuar veprimet dhe mos veprimet në radhët e saj. Lëvizja e autorëve me motorin e krimit në një rrugë të gjatë mund të kishte çuar në kapjen e tyre në rast të ngritjes së postblloqeve të mirëorganizuara nga policia.

Analizë që ngjan me historinë e “kofinit pas te vjelave”? Policise ne te gjitha veprimet i ka munguar sinkronizimi,informacioni rrufe ne cdo drejtim dhe sidomos disiplina. Polici barkderr,trashaluq,mustaqelli,me syza kaubojsi,me uniformë te çapluar nuk flet per disiplinë? Po ju ore “këshilltarët e vjetër policorë” cfarë i keshilloni ministrit qe per here te pare ka firmosur ne bordero si “i punësuar minister”? Ndoshta nuk ju degjon? Ikni atehere n.q.s kini integritet?
@@@. Për mua fajtorë kryesorë janë “këshilltarët e vjetër policorë” te punesuar në MB të cilët me eksperiencen qe kanë nuk duhej te kishin lejuar gabime ne profesionalizem si ato qe u lejuan ndaj vrasesve me pagesë të z. Santo!? Analizë që ngjan me historinë e “kofinit pas te vjelave”? Policise ne te gjitha veprimet i ka munguar sinkronizimi,informacioni rrufe ne cdo drejtim dhe sidomos disiplina. Polici barkderr,trashaluq,mustaqelli,me syza kaubojsi,me uniformë te çapluar nuk flet per disiplinë? Po ju ore “këshilltarët e vjetër policorë” cfarë i keshilloni ministrit qe per here te pare ka firmosur ne bordero si “i punësuar minister”? Ndoshta nuk ju degjon? Ikni atehere n.q.s kini integritet?
Te vrasesh ne mes te Tiranes dhe te largohesh duke udhetuar rreth 20 minuta me nje mjet lehtesisht te dallueshem dhe asnje reagim nga policia ,kjoeshte e pabesushme.
Kjo tregon qe nuk ka polici.