Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvendosur hetimet për atentatin e dështuar ndaj prefektit Besnik Dervishi në qytetin e Vlorës. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se konfliktet mund të jenë të mbartura nga qyteti bregdetar, që mund të kenë lidhje me detyrën ose jashtë saj. Përpjekjet për të zbuluar përdoruesin e kartës telefonike bëhet me dije se kanë dështuar, pasi ajo ka qenë shumë e dëmtuar për t’u zbërthyer plotësisht. Është arritur të gjenden vetëm mesazhet promocionale në aparatin celular “Samsung” që u rikuperua pas veprimit të RENEA-s me plumb pneumatik për ta demontuar nga detonatori dhe lënda plasëse C4. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se nga hetimet rezulton që karta e telefonit ku ishte lidhur eksplozivi të ketë qenë e dëmtuar. Hetimet janë fokusuar në qytetin e Vlorës, ku dhe ka vepruar autori i dyshuar që ka vendosur eksplozivin.
Janë pyetur 2 punonjës të parkingjeve në Tiranë dhe Vlorë si dhe ata të servisit në qytetin bregdetar ku qëndroi makina. Është pyetur edhe shoferi i prefektit dhe persona të tjerë të dyshuar, por nuk janë gjetur prova bindëse. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 13 dhjetorit, kur Dervishi me shoferin e tij po hynte në Kryeministri, pasi kishte takim me shefin e Antikorrupsionit. Por gardisti zbuloi me pasqyrë pakon me 200 gramë poshtë sediles së shoferit të veturës “Peugeot 407” me targa TR5066N të prefektit, dhe njoftoi eprorët, kurse këta të fundit forcat e repartit RENEA, që bënë demontimin. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton këtë ngjarje, pasi mori në pyetje Dervishin dhe ky i fundit dëshmoi se dyshonte se sulmi ishte hakmarrje për punën e tij në lidhje me luftën ndaj ndërtimeve pa leje dhe krimit të organizuar. Pak ditë më parë u shemb edhe kompleksi “Jon” në Ujin e Ftohtë, në pronësi të Xhafer Isufit, vjehrrit të Lulzim Bashës.

Ala merreni me kto sajesa te kurdisura ne selin e P.S.SH.Edhe nje femij e kupton se te udhtojsh nga Vlora ne Tirane e te habiten e te harrojn te mos tentojn ta aktivizojn.Edhe kjo si puna e bombes ne ambasaden Sovjetike ne Tirane ne vitin 1951.Harrojeni e sajoni ndonje tjeter si e sajoj Brace afer redaksis zeri i popullit.