Gjykata ka hequr masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, i akuzuar që prej 2015-s për atentat të pretenduar për vrasje ndaj Tom Doshit.
Ka qenë gjyqtari Bledar Abdullai që ka dhënë vendimin, teksa Bami prej afro tre vjetësh ndodhet në arrest shtëpiak.
Pas tre vitesh hetime, dosja mbërriti në gjykatë.
Nga kalvari i gjatë i kësaj dosjeje në të gjitha shkallët e gjyqësorit, me shpalljen e mos kompetencës së Krimeve të Rënda, me distancimin e Gjykatës së Lartë nga kjo çështje, duket se është përcjellë për shqyrtim në gjykatën e kryeqytetit.
Në 2015-n deputeti Tom Doshi ka deklaruar në media dhe jo vetëm se, Durim Bami kishte vendosur tritol poshtë makinës së tij, por që nuk e kishte shtypur pultin e shpërthimit. Ai ka akuzuar asokohe Ilir Metën për këtë tentativë vrasjeje, dhe më pas ka akuzuar Saimir Tahirin dhe Drejtorin e Policisë së Përgjithshme Artan Didi për zhdukjen e dëshmive të atentatorit Bami.
s.a/dita
