Atentati me C4, “rizgjohet” banda e Mirditës

anazapta

Duket se prej vitesh gjurmët e saj ishin shuar. Por atentati me bombë në mes qindra udhëtarëve në metropol, rikthen vëmendjen tek një nga bandat më mirëogranizuara se shumë grupe kriminale që dolën në vite, por që fundi apo inekzistenca e saj, erdhi si shkak i një konflikti mes shokësh. Ata njiheshin si të parët e Mirditës që erdhën në Tiranë, por që mbanin lidhje të forta me eksponentë të krimit, dhe djem të fortë në Mirditë e në gjithë veriun, si dhe lidhje të fuqishme me segmente të shtetit, të politikës, pa dallim ngjyrash. Disa grabitje bankash në 97-n, pengmarrje në vite të ndryshme, grabitje apo edhe krime të tjera të egra, iu faturuan këtij grupi të rrezikshëm, por që në për shumë ngjarje provat munguan. Lidhjet e fuqishme në polici, prokurori, gjykatë, politike, bënin që pjesëtarët e tyre, të mos cenoheshin.

Gjymtimi i Petrit Markut me eksploziv në makinë, në prani të motrës, të dashurës dhe nipit të tij, është pasojë e konflikteve të hershme, pasi banda nisi të shpërbëhej. Ky është nga versionet më të besueshme për grupin hetimorë që po merret me zbardhjen e ngjarjes pasditen e së dielës para një karburanti sa kalon rrethrrotullimin e doganës, pranë kryqëzimit të Laprakës. Marku, 44-vjeçar, i sapo kthyer nga Belgjika, u godit jo për tu vrarë, por për t’u gjymtuar, që për autorët do të thotë ”duhet të vuajë”. Ekspertë të hetimit besojnë se Marku nuk është shënjestruar për t’u vrarë, por për tu paralajmëruar ose gjymtuar siç edhe i ndodhi. Ata kanë zbuluar se sasia e eksplozivit të vendosur në mjetin benz kabriolet ishte e një e sasie që autorët fare lehtë e dinin për shkallën e dëmit. Dhe në fakt, 44-vjeçari nga Mirdita, humbi dy këmbët. Mjekët e Spitalit Ushtarak treguan se nuk mund të bënin asgjë për t’ia shpëtuar gjymtyrët. Motra, shtetësja e huaj, dhe nipi i tij nuk ka problem përveçse gërvishtjeve të vogla të marra nga llamarina e makinës, apo spostimit të saj për afro 200 m nga momenti i parë i shpërthimit të eksplozivit.

Petrit Marku jetonte në Belgjikë. Ai kishte rifituar lirinë, pas një vrasje të kryer në Tiranë në vitin 1999. Pas arrestimit në 2003-shin, më 17 maj të vitit 2005, ai është ekstraduar nga qyteti i Gentit në Belgjikë, ku kishte mbajtur prej vitesh emrin e rremë Haki Mulaj. Ai është shpallur në kërkim me masë sigurimi “arrest në burg”, për veprën penale të vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje. Krimin ai akuzohej se e ka kryer më 16 shkurt të vitit 1999, në rrugën “Mine Peza”, pranë bar “Florial”, kur Petrit Marku vrau Manil Likën. Ky i fundit kishte rënë në konflikt me dy vëllezërit Franc e Gjin Doda, miq të Markut. Por nga ana tjetër i vrari ishte dhëndri i shokut të ngushtë të vëllait të Petrit Markut. Kjo bëri që lidhja mes shokësh të përfundonte në armiqësi, duke lënë pas konflikte të hapura.

 

Policia shoqërime në Mirditë

18 persona u shoqëruan nga Policia e Tiranës. Forcat RENEA menjëherë pas ngjarjes zbarkuan në Laç dhe Mirditë, aty ku dhe dyshohet se kanë rrënjë konfliktet e të shënjestruarit më C4. Por prej asnjë nga të shoqëruarit, policia nuk gjeti prova për ta proceduar thjesht edhe në një të ndaluar për dyshime. Ata ishin miq, familjarë dhe shokë të Manil Likës, viktimës së Petrit Markut.

Atentatorët kanë qenë të saktë dhe të përsosur në veprimet e tyre, thotë një ekspert. Ata kanë realizuar aq sa edhe kishin përcaktuar. Eksplozivi dyshohet se i është vënë në plazhin e Gjirit të Lalëzit aty ku dhe Marku ka qenë duke pushuar me familjen. Autorët e kanë ndjekur deri në Tiranë, dhe shpërthimi në mes një turme njerëzish dhe udhëtarësh, për specialistët e antikrimit, ka një domethënie më të madhe.

 

Share This Article
5 Comments
  • Ka mjaft raste qe perdoret né krime eksploziv c4 (plastik) por nuk di asnje rast te vetem hetimi policor per te gjetur ku prodhohet ,ku meret,kush e mer,etj!? A ështe uzina prodhuese mjekës furnizuesja e këtij tipi eksplozivi? Asnjehere nuk ka pasur te dhena nese eshte prodhim i brendshem apo i jashtem çka do te krijoje mundesitë per një kòntroll e survejim më efikas te rrugeve te mundeshme te furnizimit e transportit…etj.

  • VR!!!Ka mjaft raste qe perdoret né krime eksploziv c4 (plastik) por nuk di asnje rast te vetem hetimi policor per te gjetur ku prodhohet ,ku meret,kush e mer,etj!? A ështe uzina prodhuese mjekës furnizuesja e këtij tipi eksplozivi? Asnjehere nuk ka pasur te dhena nese eshte prodhim i brendshem apo i jashtem çka do te krijoje mundesitë per një kòntroll e survejim më efikas te rrugeve te mundeshme te furnizimit e transportit…etj.

  • e ka vra buka e Manil Likes qe ka hanger! Harroni qe ka ZOT?
    Ky pleher ka vrare dhenderrin e shpise dhe Zoti ja shperbleu !
    O Zot , keshtu gjykoji te gjithe te pabeset e bukeshkelet !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *