Atentati ndaj biznesmenit në Shkodër, policia jep 500 mijë lekë për zbulimin e autorëve

Dita

Policia e Shkodrës ka vënë dispozicion 5 milionë lekë të vjetra për të gjithë ata që japin informacion të saktë në lidhje me plagosjen e biznesmenit Berhan Vishnja, ngjarje e ndodhur të premten.

“Policia e Shkodrës vë në dispozicion 500.000 lekë të rinj për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Në këtë kontekst, Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të  shpejtë të kësaj ngjarje të  rëndë kriminale”, thekson komunikata.

Policia u siguron anonimatin çdo shtetasi që do të japë informacion të saktë, duke vënë në dispozicion edhe një numër celularit 069 41 02 060 dhe në numrin pa pagesë 129.

Policia lokale thotë se ka angazhuar ekspertët më të mirë të saj për të zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së premtes në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin verior.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *