Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Vini re! Kushdo i cili është përfolur në media, se është përplasur apo i është kundërvënë Edi Ramës dhe qeverisë së majtë, me siguri do të presë edhe “atentatin” e radhës. Kjo e gjitha është e organizuar nga Sali Berisha dhe SHQUP, së bashku me Visho Ajazi Likën. Me këtë, PD-ja kërkon të mbjellë pakënaqësi në popull, të ngjallë ndjenjën e frikës, dhe nga ana tjetër, duke i bëre “kurbanë” militantët mendje fyell të saj, të kërkojë dhe mobilizojë njerëz të gënjyer në protesta. Prandaj, i del detyrë qeverisë dhe organeve në vartësi të saj, si strukturat e ministrisë së Brendshme, që të zbulojnë një orë e më parë, dorën që e kurdis dhe drejton këtë maskaradë “atentatesh”. Nuk është e mundur një njeri që niset për të vrare, që nuk ka bërë me parë kolaudimin e armës. O Turo, mblidhe mendjen, Sala të përdor, të shtrydh dhe të flak jashtë kur mbaron punën e tij. Ja kështu e flaku dhe tullac Strazimirin. E bëri të hajë disa dacka dhe e flaku nga strukturat e partisë, sepse nuk i vlen më, mbasi e di se askush nuk do ngrejë më dorën mbi një rrugaç.
