Atentati ndaj Dervishit, 15 të shoqëruar

redaktor

Një ditë pas zbulimit të 200 gramëve C4 eksploziv në makinën e prefektit të Vlorës, ndërsa automjeti ishte ndaluar për kontroll nga Garda, në hyrjen e godinës së Kryeministrise, policia e qytetit bregdetar ka shoqëruar për t’u marrë në pyetje rreth 15 persona.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur një sërë pistash hetimi nga konfliktet për shkak të detyres së Besnik Dervishit, lidhur me lëvizjet e fundit bërë në administratë, deri tek cështjet personale. Burime zyrtare pranë këtij organi bëjnë me dije se në cilësine e personit qe ka dijeni per ngjarjen do të pyetet edhe drejtori i antikorrupsionit, z Ergys Hoxha.

Ndërkohë që objektivi i atentatit të mbetur në tentativë vetë Prefekti Dervishi mbi 3 orë është marrë dje në pyetje nga prokurorët e krimeve të rënda lidhur me problemet që ai mund të ketë, të cilat kanë çuar edhe në vendosjen e eksplozivit. Sipas informacioneve të fundit lënda eksplozive është instaluar në qytetin e Vlorës dhe jo në kryeqytet.

Prefekti ka udhëtuar me lëndën eksplozive poshtë këmbëve nga Vlora në Tiranë, ndërsa vinte për një takim pune. Në saje të një super-aksioni policor që mbajti të mbërthyer për një kohë të gjatë ambientet rreth e rrotull godinës së qeverisë, stafi i së cilës u evakuua në tjetër ambient, u neutralizua eksplozivi, 200 gramë eksploziv C4 me dy kapsolla detonatore të lidhura me një aparat celulari, përmes një shpërthimi të kontrolluar nga forcat e xheniere.

Share This Article
2 Comments
  • Te shoqerohet Sali Berisha. Ai ka meshume dije se cdotjeter . Keshtu shkruan ai ne FCB
    Ne fakt ai mund tew jete inspiruesi i vertete i ketij akti, mos ju duket cudi, ne keto momente ai po teston ushtrine e tij per te rrezuar qeverine , ai nuk njeh rruge te tjere ne vitin 2013.

  • Vetem Dervishi e din ma mire kushdo tjeter per ate loj kalajmajsh qe as nje nxenes fillorje nuk e beson.Edhe Brace sajoj te njejten gja ne makinen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *