Atentati në Laç, dalin emrat dhe fotot e dy të rinjve të vrarë

Elena Tase

Dy persona kanë humbur jetën pas një përplasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Ata janë dërguar në një spital privat në kryeqytet, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra. Report TV shkruan se viktimat janë Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç.

35-vjeçari ishte pronari i një lokali në qendër të qytetit të Laçit, ndërsa 30-vjeçari ishte djali i xhaxahit të tij. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Rendit dhe Forca të Policisë Kriminale, të cilat kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon me shoqërimin e personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *