Një ditë pas vrasjes së 17-vjeçares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj Erjon Bengo është zbuluar identiteti i autorit të dyshuar. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije autori i dyshuar Robert P. i datëlindjes 1999, i cili është shpallur në kërkim.
Ngjarja:
Krimi i rëndë ku mbeti e vrarë 17-vjeçarja Briselda Gjikola, dhe u plagos Erion Bengo ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.
v.l/ Dita
