Disa pista hetimi pas ngjarjes së rëndë që tronditi dje Shkodren, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër u plagos. Policia ka dyshime se viktima Ferracaku, kryente vrasje me pagesë, raporton Panorama.
Viktima është Fatos Ferracaku, 40 vjeç, kushëri i afërt me Arjan Ferracakun, biznesmenin 31-vjeçar të vrarë më 1 shtator 2018 po në Shkodër, teksa kalëronte. I plagosur mbeti Fatmir Mehaj, 48 vjeç, i cili mësohet se është kunati i viktimës (vëllai i bashkëshortes).
Mehaj, në tentativë që të mbronte kunatin e tij nga plumbat, i ka dalë para e për pasojë ka marrë dy plumba.
Dy kunetërit merreshin me tregtinë e peshkut dhe vinin çdo ditë për të shitur te merkata e Rusit.
Ata kanë qenë duke pirë kafe në një lokal te merkata e Rusit, kur papritur, dy persona me një motoçikletë dhe skafandra në kokë janë afruar dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre.
Ngjarja, sipas Policisë, ndodhi rreth orës 11:15.
Sipas dëshmitarëve, njëri prej autorëve ka zbritur nga motoçikleta dhe është afruar te tavolina e shënjestrës. Në një distancë të afërt, ai ka nxjerrë një armë pistoletë. Në këtë moment, 48-vjeçari Mehaj ka tentuar t’i dalë para Ferracakut për ta mbrojtur atë. Por autori ka shtënë plot tetë herë dhe viktima, baba i katër fëmijëve, ka marrë plumb në kokë, gjoks dhe këmbë.
Ai është dërguar i gjallë në Spitalin e Shkodrës, por disa minuta më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Fatmir Mehaj ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut. Dy autorët dyshohet se janë profesionistë dhe vrasës me pagesë.
Ata kanë vepruar me saktësi dhe janë larguar duke djegur më tej motoçikletën në periferi të Shkodrës, në lagjen “Guerrile”, lagje në të cilën jeton edhe familja e të “fortëve” Lici. Për këtë shkak, Policia shoqëroi njërin nga djemtë e kësaj familjeje, por më pas, siç mësohet, ai është lënë i lirë.
Zona ku ndodhi vrasja e djeshme ka pasur lëvizje të madhe qytetarësh sepse aty ndodhet merkata dhe shumë dyqane të tjera. Tregtarët e tjerë që qëlluan afër, por edhe kalimtarët e rastit, janë shokuar dhe kanë nxituar të largohen nga frika e një breshërie të mundshme. Por autori ka qëlluar me pistoletë duke e pasur të qartë objektivin e tij, 40-vjeçarin Fatos Ferracaku.
v.l/ Dita

Nuk besoj qe nbje vrases me pagese merret me shitjen e peshkut.Por nbe Shqiperi ka cudira.Per deri sa kemi politikane te rangjeve te larta hajdute te faktuar, mjeke qe bejnbe kerdine edhe me te semure terminale,profesore qe per para vene 10 ta edhe nje personi qe nuk di te shkruaje,police qe jane pjese e krimit,deputete qe 24 ore non stop vetem nxijne vendin e tyre etj mund te kemi edhe vrases qe shesin peshk .Mire policia,po SHISH kaq veshtire e paska te infiltroje njerez nbe rrethet kriminale per zbulimin dhe parandalimin ne kohe te krimit? Ne nje vend si Shqiperia kur para 90 s sigurimi kontrollonte cdo qelize te shoqerise, eshte plotesishtt e mun
dur qe krimi te vihet nebn kontroll.Le te merren si shembull pervoja izraelite qe me Mosadin ka arritur te parandaloje terrorizmin nbe kushte shume te komplikuara.Duhen shtuar kopetencat e SHISH deri edhe ne te drejten e eliminimit fizik te persoave me rrezikshmeri te larte .Dikush mund te thote jemi nbe demokraci…po…por kush iu jep te drejte ketyre krimineleve te marrin jeten e njerezve te pafajshem…..Edhe SHBA eshte demokraciu por CIA ka te drejte te eleminoje kur rrezikohet siguyria kombetare.