Atentati në Tiranë, raportohet edhe për një tjetër të plagosur

Ornela

Burime nga policia për mediat bëjnë me dije se një tjetër person ka mbetur i plagosur mbrëmë si pasojë e të shtënave në ish-bllok, duke e çuar në 3 numrin e të plagosurve.

Mësohet se ai është paraqitur në një spital privat në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, por identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.

Si pasojë e atentatit në Tiranë mbeti viktimë truproja e Ervis Martinit, Rigers Gaxha, ndërsa të plagosur vetë Martini dhe Laert Hasa miku i tij. Pritet të zbulohet identiteti i të plagosurit të tretë dhe lidhja e tij me shënjestrën e sulmit.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *