Vrasje për pazare droge është një nga pistat e policisë për atentatin e mbrëmshem në Tiranë, ku u ekzekutuan brenda makinës luksoze Aurora Oskian dhe Kevin Rugova.
“Panorama” shkruan sot se nga veprimet paraprake hetimore, ekzaminimi i provave në vendngjarje dhe nga e shkuara e personave që u bënë objekt i këtij atentati, Policia ka ngritur tri pista hetimi.
Nisur nga e kaluara, si person me precedentë të mëparshëm kriminalë, burimet thanë se objektiv i këtij atentati ka qenë shtetasi Elvis Gaçaj, i cili mbeti i plagosur.
Një nga pistat lidhet pikërisht me të shkuarën e tij. Ndërsa po i kushtohet rëndësi edhe një piste tjetër që lidhet me viktimën Kevin Rugova, që sipas Policisë kishte bërë një sherr me një mikun e tij disa ditë më parë për çështje droge.
Burimet thanë se kjo pistë përforcohet edhe nga identifikimi i një autori të mundshëm, i cili rezulton shok i Rugovës. Nga ana tjetër, nisur nga mënyra se si është qëlluar dhe për faktin që pjesa më e madhe e plumbave të automatikut janë shkrepur mbi trupin e 29- vjeçares Aurora Oskian, burimet dyshojnë edhe për ndonjë sulm për motive xhelozie, apo edhe për diçka më të rëndë se kaq, nisur nga disa sende që asaj i janë gjetur në çantë.

kjo duhete te jete kliente vip dhe ka ndonje video me ndonje bose te politikes dhe veprimi qe perfekte ngaqe doli videoja e tanit nuk te falin keta ta marine shqpirtine