Pronari i televizionit vlonjat mund të jetë ekzekutuar për një lajm?

DITA Online

 

A ka lidhje vrasja e pronarit të një televizioni lokal në Vlorë me materialet që transmetonte ky televizion?

Sipas gazetarit Artan Hoxha, po.

“Vlora është një qytet problematik dhe i vështirë dhe për mediat.Edhe Fieri është problematik por media nuk raporton nga atje. Por në Vlorë raportohet gjithçka.

Një nga pistat e ngjarjes në Vlorë, dyshohet të jetë fakti se Mirvjen Hyseni të ketë transmetuar materiale të cilat kanë ndikuar tek vrasja. Pistat më të besueshme janë se është një person që ka qëlluar direkt dhe ka një mesazh brenda.

Drejtori i OSHEE u ndodh në vendin e gabuar. Ai është vrarë gabimisht dhe rastësisht”, – thotë Hoxha sipas“BalkanWeb”.

“Po hetohet edhe për lidhje me një ngjarje tjetër, siç është ajo e Çoles për shkak të qëndrimeve që biznesmeni ka mbajtur ne televizionin e tij. Ngjarja ka ndodhur në një zonë që konsiderohet si një zonë e sigurtë. Kur kallashnikovi përdoret në ambientet të tilla mund të shkaktojë viktima edhe 100 metra larg. Kjo e bën ngjarjen tronditëse – thotë gazetari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *