Athina e konfirmon: Kotzias të mërkurën në Serbi

Leda Hysa

 

Ministria e Jashtme e Greqisë konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias në Serbi.

Të mërkurën Nikos Kotzias do të takohet me zv/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç ndërsa në vijim do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiç.

Vizita synon në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në prag të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit të dy vendeve, për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe do diskutohen çështje rajonale.

Të enjten Kotzias pritet të takohet në Ohër me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, vizitë e konfirmuar nga vetë Dimitrov pak ditë me parë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *