Athina synon të largojë emigrantët nga porti i Pireut

Elton Tafaruci

Greqia planifikon të punësojë përkthyes të gjuhës arabe për të nxitur 5700 migrantë që kanë bllokuar zonat e pritjes në portin e Pireut në Athinë që të shkojnë nëpër kampe, raportoi sot Radio Athina 984.

Emigrantët aktualisht po flenë në sallat e pritjes që normalisht përdoren nga pasagjerët e trageteve dhe më shumë se 1000 tenda janë ngritur në port.

Nga ana tjetër ata  nuk regjistrohen në kampet zyrtare nga frika se do të mbeten të bllokuar aty.

Ndërkohë autoritetet kanë filluar të planifikojnë një kamp tjetër për 6 300 persona në një kompleks ushtarak pranë Athinës për të ulur presionin në portin e Pireut.

Greqia synon të rrisë kapacitetet pritës me 30 000 vende të tjera në javët që vijnë, në kuadër të mekanizmit regullues që BE-ja arriti me Turqinë dhe që pritet të aktivizohet së shpejti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *