Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me vrasjen e 35 vjeçarit grek në Gjirokastër.
Në një postim në rrjetet sociale, Majko ka shkruar, se Greqisë i duhet thënë me forcë, se helenizmi fallco është një nga shkaqet e gjakut dhe dhunës në Ballkan.
Ndër të tjera Majko ka thënë se nëse pala greke kërkon shpjegime, fillimisht duhet të sqarojë pse një ushtar grek ka qëlluar policinë shqiptare.
Postimi i plotë:
Forcat RENEA bënë detyren, pasi në çdo vend të botës të qellosh me arme policinë egzekutohesh. Ngushëllime familjes për ikjen e një djali të ri që ka mundesi të jetë Shqiptar, i bërë Grek fallco. Ndaj Greqisë i duhet thënë me forcë e vërteta se, helenizmi fallco është një nga shkaqet e gjakut e dhunës në Ballkan. Nese Greqia do shpjegime ajo te shpjegoj e para se, pse nje ushtar Grek ka qëlluar policinë Shqiptare? Shteti Grek të distancohet publikisht nga nje akt i tillë terrori dhe të kërkoj falje. Që sot e tutje shteti Grek, duhet të perballet me reciprocitet se ka dy shekuj që ka shkelur dhunshëm të drejtat e heleneve të vertet që janë Arvanitet, apo Shqiptarët në emër të një helenizmi modern krejte fallco. Shtetit Grek të marr masa ndaj Agimin të Artë, si organizate ekstremiste që duhet ndaluar me ligj.
k.a. / dita

Keto jane pasojat e keq qeverrisjes shqiptare ne 28 vjetet e fundit
Qe si duhet te jen udheqesit qe jan shiptar dhe kan
njohuri anmiqeve me u dale karrshi !
Pandeli u shtofte rodi i yt
Me pase shum kesi Pandelia
per lakmi ish ba shipnija
ngji tshipnise ish rrase kosova
skishin leh pyshtat lisova
Nje pergjigje Qe duhej thene me kohe..
Faleminderit Z.Pandeli Majko.
Me te lumte z.Ministe pandeli Majko.
Ketu me qendro o djale…
*Keq me vjen per kete komentuesin “Mal UKA”, qe nuk dika as me fol, fjale shqip jo te jape keshilla….
Nene Pashako D.
Per marreveshjen e detit ka diçka per te thene z.Majko????? Kercenon Turqia dhe terhiqet greku , sa per politikanet tane duhet thene qe jane te shitur koke e kembe.