Athinë, arrestohet pedofili shqiptar

Dita

Një 40-vjeçar shqiptar u arrestua në një park të Athinës gjatë tentativës për të përdhunuar një vajze të vogël 11-vjeç. Sipas policisë së Athinës,vajza ndodhej në park në pritje të shoqeve të saj, kur 40-vjeçari i është afruar.

Ai e ftoi të miturën për një pije freskuese, e në vazhdim e tërhoqi në një zonë të izoluar të parkut ku dhe tentoi ta përdhunonte. Kanë qenë thirrjet për ndihmë dhe britmat e vogëlushes që tërhoqën vëmendjen e një kalimtari, i cili njoftoi policinë.

40-vjeçari u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke. Ai tentoi të përdorte emër të rremë,pasi siç pranoi përpara agjentëve, ka familje dhe është baba i një fëmije të mitur.

Shqiptari u dërgua në Gjykatën e Athinës se cila vendosi ta lërë në burg nën akuzën e tentativës së përdhunimit, ndërsa vogëlushja u dërgua në spital.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *