Një vajzë shqiptare mbeti e vrarë në Athinë të Greqisë.
Viktima është shtetasja Maria Dalani, 21-vjeç, me orgjinë nga Korça. Trupi i saj i pajetë është gjetur mbrëmjen e së hënës në pjesën e pasme të pallatit ku banonte.
Vajza jetonte me të ëmën dhe njerkun e saj. Vajza kishte humbur kontaktet që prej datës 30 shtator të këtij viti, ndërsa familjarët kishin denoncuar rastin në polici, por edhe në një emision televiziv grek që merret me gjetjen e të zhdukurve. Policia greke thotë se viktima kishte rënë nga kati i 4-t i një pallati.
Shoqja e saj ka deklaruar në polici dyshimet se ajo mund të jetë vrarë nga njerku i saj, me të cilin i kishte marrëdhëniet shumë të këqija. Por nuk përjashtohet as pista e një vetëvrasjeje të mundshme.
“Maria mund të jetë shtyrë nga dikush dhe ka rënë nga pallati. Ajo dhunohej nga njerku i saj. Madje, kohët e fundit donte të kthehej në Shqipëri, duke lënë të kuptohej se nuk shkonte mirë në Greqi”.
“Vdekja e Marias nuk ishte e menjëhershme. Instinkti i mbijetesës bëri që ajo të zvarritej deri te një shkallë, por pa ia dalë dot. Trupi i saj mbeti në një vend jo shumë të dukshëm për kalimtarët dhe banorët”, u shpreh një burim nga policia.
Ndërsa njerku i saj thotë se vajza kishte pësuar një zhgënjim dashurie, duke kërkuar zbardhjen e tabulateve telefonike.
“Vajza ime nuk kishte arsye të vetëvritej, nuk i mungonte asgjë. Nuk besoj se vajza ime është vetëvrarë. Besoj se ishte zhgënjyer nga i dashuri i saj. Unë kërkoj drejtësi. Kam kërkuar zbardhje të tabulateve telefonike për të parë se me kë ka folur herën e fundit. Të zbardhet e vërteta dhe të shkojnë vrasësit në burg”, mësohet të ketë thënë ai. /Dita/
Vajza 21 vjec , dhe bashkejetonte me nenen dhe njerkun ?…..Do bente mire e ema te hidhej nga ndonje pallat , por sa me i larte qe ta mendonte te bijen gjate fluturiit,,,,,
Trui thate. Akoma pa bere punen e saj Drejtesia, na jep mendime.