Athinë, ku janë strehuar shqiptarët e dëmtuar nga zjarret

Leda Hysa

Drama e familjeve që humbën shtëpitë e tyre nga zjarri në Greqi është lehtësuar për momentin duke u iu dhënë një mundësi strehimi pak metra lag shtëpive të djegura.

Në kampin e pushimit ndodhen shumë familje të dëmtuara, njerëz që kanë humbur shtëpinë e midis tyre edhe familje shqiptarësh.

“News24”, njofton se korrespondentja e tyre ka qenë në një nga kabinat ku janë strehuar disa shqiptarë, që ka humbur shtëpinë, dëshmitarë të asaj çfarë ndodhi e që rrëfejnë orët e tmerrit e të hënës në darkë, kur disa zona në Atikën perëndimore u përfshinë nga zjarri.

Rreth 25 familje shqiptare, banorë në fshatin Mati në Atika, që prej 2-3 ditësh po qëndrojnë në kamp. Orenditë, ndërresat, sende personale, gjithçka në shtëpitë e tyre, është djegur.

Ata rrëfejnë se menjëherë pas tragjedisë, shteti grek është solidarizuar dhe ka reaguar njësoj edhe për shtetasit grekë edhe për shqiptarët, duke u siguruar strehë, ushqim dhe rroba.

E megjithatë ata janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, sepse tashmë kanë mbetur në qiell të hapur. Ndërkaq, në kampe të tjera janë strehuar familje të tjera të dëmtuara.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *