Atlasi i emigracionit

Elton Tafaruci

Catherine Wihtol de Wenden

 

Në të kaluarën, shumë regjime autoritare – si regjimet monarkike dhe komuniste-  e kishin bërë shumë të vështirë mundësine reale për të lënë territorin kombëtar. Njerëzit ishin të mbyllur brenda kufijve, ose  edhe për shkak se ata i fitonin të ardhurat e tyre kryesisht nga një burim bujqësor, fiskal dhe ushtarak, siç ishte rasti në shekujt XVIII dhe XIX. Ose më mirë të përmendim regjimet komuniste gjatë të cilave qytetarët e kishin të pamundur të largoheshin nga territori.

Megjithatë, sidomos në shekullin e nëntëmbëdhjetë, kufijtë ishin të hapura për emigracionin nën motivin e punësimit dhe zgjidhjes së situatave që nuk arrinin në kompromis në vendin e tyre. Në mënyrë të ngjashme në Europë, deri në vitet 1970 favorizoheshin të lëviznin punëtorët e shoqërive ndërkomabëtare nga njëri vend në tjetrin.

Disa dekada më parë kaluam në situatën ku ishte e vështirë të dilje nga kufinjtë shtetërorë të vendit tënd. Problemi qëndonte fillimisht në përshtatjen me vendin e ri ku emigranti kishte vedosur të qëndronte. Pas rënies së shumë regjimeve komuniste, u vu re  masivisht fenomeni i largimit nga vendi në kërkim të një jete më të mirë.  Veçanërisht vendet e Jugut kanë shumëfishuar shpërndarjen e pasaportave me qëllim që qytetarët ta kishin akoma edhe më të lehtë rrugën e tyre të emigracionit.

Me kalimin  e viteve, bota u bë e vetëdijshme se shumë balanca ndryshuan. Në qoftë se flasim  për vitet 1970 do të vërejmë se kishte poltika shumë të forta që nuk lejonin daljen e qyteatarëve jashtë kufirit të vendit të tyre ( nuk është rasti vetëm për regjimet totalitare apo monarkitë) shteti tjetër ku qytetari kishte vendosur të emigronte ishte shumë mirëpritës karshi banorit të ri. Ndërsa sot vërejmë se situata ka ndryshuar thuajse 360 gradë.

Tashmë qytetarët janë të vetëdijshëm për politikat lehtësusese në rast të emigracionit, qoftë për arsye ekonomike, poltike, apo dëshirës për një jetë më të mirë, në një vend të huaj, por politikat e vendit pritës nuk janë më aq mirëpritëse për banorin e ri. Ndërsa mundësia për të marrë një pasaportë dhe për t’u quajtur qytetari më i ri i  vendit mirëpritës është gjithnjë e më e vështirë.

Aktualisht kriza europiane e emigracionit nuk është si pasojë e refugjatëve të Lindjes së Mesme. Catherine Wihtol de Wenden, doktoreshë në shkenca politike në Universitetin Siencës Po, në Paris, vlerëson faktin se ishte viti 2001 vendimtari në çështjen e emigracionit.

Politika të mira dhe gjithëpërfshirëse duhet të ishin ndjekur që në vitin 2001 për të mos arritur në situatën e sotme. Sipas saj në vitin 2001 është aplikuar një direktivë mbi mbrojtjen e përkohshme të emigrantëve dhe të refugjatëve.

Kjo direktivë kryesisht u vu në jetë për t’ju përgjigjur fluksit të emigrantëve me prejardhje nga vendet e ish-Jugosllavisë. Përpos të gjitha politikave të ndërmara në emër të emigracionit, vetëm 45% e emigrantëve kanë arritur të marrin statusin e refugjatit në përputhje me kushtet e Konventës së Gjenevës.

Kjo direktivë nënkuptonte që për çdo emigrant duhet të njihej situata në cilën ishte vendi i tij i origjinës. Për më tepër Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit duhet të koordinonte  informacionin e saktë për çdo emigrant i cili vendosej në kufinjtë e Europës.

Njohja e situatës në shtetin nga emigranti vjen shërben për të kuptuar llojin e emigracionit të tij, politik, ekonomik, për të ardhura më të mira etj. Për më tepër koordinimi shërben për të kuptuar më mirë synimet dhe pritshmëritë e emigrantit. Çdo kategori emigracioni është e ndryshme dhe klaisifikimi i tyre është tejet i rëndësishëm për të arritur në politika pozitive karshi emigrantëve dhe refugjatëve.

Nëse kjo direktivë do të ishte vënë në jetë, ose do të vendosej në jetë për krizën aktuale të refugjatëve sirianë, Europa nuk do të ishte sot kaq e alarmuar dhe kaq e përçarë në politika populiste.

Emigracion nga Jugu në Jug, apo emigracion Veri-jug? Emigracioni nga Jugu ne Jug është më pak i njohur sesa ai Veri-Jug. Në ditët e sotme, kemi një total prej 244 milionë banorësh që emigrojnë drejt Veriut, sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara.

Emigracioni nga  Jugu në Jug është i lidhur me disa faktorë. Këto faktorë kanë të bëjnë kryesisht  me rajonalizimin e emigrimit ndërkombëtar. Sot, ka shumë njerëz që vijnë nga e njëjta zonë rajonale sesa nga  diku tjetër, sepse flukset e reja janë rritur në rëndësi: gratë, të miturit e pashoqëruar, refugjatë apo personat që janë vazhdimisht në zhvendosje për shkak të mungesës së burimeve apo rrjeteve.

Kështu që refugjatët zgjedhin një vend prioritar afër atdheut të tyre. Ky është rasti i sirianëve që i janë drejtuar Turqisë, Jordanisë dhe Libanit. Kjo situatë nxit  rajonalizimit që rrit flukset jug-jug.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *