Atleti afrikano-jugor Oscar Pistorius i cili pak kohë më parë u dënua me 6 vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij Reeva Stenkamp ka tentuar t’i japë fund jetën në qeli.
Atleti paraplegjik raportohet se ka prerë damarët në tentativë për t’i dhënë fund jetës. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Pistorius u dënua me 6 vite burg në korrik të këtij viti, por ai mund të lirohet me kusht pas 3 vjetësh, gjë që prokuroria ka deklaruar se do ta apelojë.
Sportisti i njohur që garonte me proteza në këmbë vrau me armë zjarri të dashurën e tij modele, natën e Shën Valentinit tre vjet të shkuara.
