Atletico nëpërkëmb grekët, Juve drejt kualifikimit

redaktor

Mbyllen pa shumë surpriza edhe ndeshjet e të mërkurës të vlefshme për Champions League. Arsenali i Londrës ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në shtëpi përballë Dordmundit duke siguruar kualifikimin.

“Topçinjtë” arrijnë suksesin falë golave të Sanogo dhe Sanchez duke siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën tjetër.

Ndërkohë Dordmund edhe pse humbi, arriti të sigurojë kualifikimin. Juventusi bën një hap të rëndësishëm përpara duke mposhtur në transfertë 0-2 Malmon.

Skuadra e drejtuar nga Alegri fitoi falë golave të Lorente dhe Tevez duke marrë 3 pikë të cilat e afrojnë shumë me kualifikimin. Në takimet e tjera Bazeli nuk ka mundur të dalë me një rezultat pozitiv nga sfida me Real Madridin edhe pse luante në shtëpi. Zvicerianët u mposhtën 0-1 me gol të Ronaldos.

Anderlehti i Besnik Hasit ka mposhtur pastër 2-0 Gallatasarayn duke marrë një fitore me vlera e cila i jep mundësinë të vazhdojë garën në Europa League. Liverpooli nuk ka mundur dot të dalë me më shumë se një barazim 2-2 nga transferta bullgare e Ludogorets duke komplikuar shumë kualifikimin.

Ndërkohë francezët e Monaco arrijnë një fitore me mjaft vlera në Gjermani ndaj Bayern Leverkusen duke hedhur një hap drejt kualifikimit.

Kampionët e Spanjës, Atletico Madrid kanë mposhtur 4-0 Olimiakosin duke marrë përkohësisht vendin e parë në grup dhe duke qenë sa më afër kualifikimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *