Atletiko do të apelojë pezullimin e Simeones

redaktor

Klubi madrilen do ta apelojë vendimin prej tetë ndeshjesh pezullim për trajnerin Diego Simeone. Tekniku argjentinas u largua nga stoli vetëm pas 26 minutave, teksa vazhdimisht kishte konflikt verbal me gjyqtarin e katërt, por në fund ai nisi të kishte edhe konflikt fizik me gjyqtarin e katërt.

Kjo ishte arsyeja pse Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) e dënoi me tetë ndeshje larg nga stoli. Ka qenë vetë presidenti i klubit, Cerezo i cili ka deklaruar se do të ketë apelim.

“Ka një komision që e ka nxjerrë aktgjykimin dhe nuk ka shumë më tepër për të thënë mbi pezullimin e caktuar. Tani do të duhet të presim dhe të shohim se si ankesa do gjykohet. Ne do të apelojmë vendimin për shkak se kemi një kuptim të përbashkët”, ka thënë numri 1 i bardhekuqve.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *