Atletiko Madrid e nis me fitore 2015, duke iu afruar ndjeshëm kreut

redaktor

Atletiko Madridit e ka nisur me fitore vitin 2015. Ekipi i Diego Simeones ka mposhtur me rezultatin 3-1 Levanten duke iu afruar ndjeshëm kreut të klasifikimit.

Antonio Greizman kaloi i pari në avantazh vendasit duke i paraprirë mbrojtjes mike, për të shënuar golin e 1-0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në të dytën për  Los Kolconeros shënoi përsëri francezi me një goditje fluturimthi duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës. Pa patur më se ç’të humbiste Levante u hodh përpara duke e bërë lojën më interesante ku në minurtën e 62-të  shënoi golin e 2-1 duke rihapur takimin.

Pas këtij goli miqtë filluan të sulmonin për të gjetur golin e barazimit por 8 minuta para fundit të ndeshjes është Diego Godin që shënon golin e avatazhit të dyfishtë për madrilenët duke vulosur përfundimisht shifrat në 3-1.

Atletiko ka barazuar me pikëpërkohësisht Barcelonën dhe ndodhet një pikë larg kryesuesve të Realit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *