Në Nju Jork, atmosfera e Krishtlindjeve ka nisur tashmë. Dje, banorët e këtij qyteti kanë shijuar pemën e vendosur para “Rockfeller Center”, e cila është zbukuruar nga 45 000 drita.
Pema është marrë në malin Olive (Nju Xhersi), ku i ka mbijetuar uraganit “Sandy” të pak javëve më parë. Ceremonia e ndezjes së dritave është paraprirë nga një koncert ku kanë performuar artistë si Rod Stjuart, Maria Keri, Toni Benet etj. Pema do të ndriçojë sheshin “Rockfeller” deri më 7 janar.
Tradita e vendosjes së pemës në këtë shesh e ka origjinën në vitin 1931, kur punëtorët që ndërtonin godinën vendosën para saj pemën e parë të Krishtlindjeve. Dy vjet më vonë, pemës iu bë për herë të parë edhe zbukurimi me drita.