Letër e nënshkruar,
Bujar Cani
izmir escort kızlar
Periudha jonë si shtet 1945-1990, është një faqe e historisë ku për herë të parë patëm shumë gjëra, që fqinjët tanë ose Europa mbarë i kishin krijuar me vite ose me shekuj. Me këtë nuk dua të them që arritëm gjithshka pozitive, sepse patëm edhe shumë anë negative. Por nuk mund ta errësojnë atë që u krijua, atë që arritëm dhe konsoliduam për herë të parë gjatë gjithë historisë sonë kombëtare. Ai zhvillim dhe kulturë, ai arsim dhe shkencë, ato përparime dhe standarte disa njerëz të kallëpit Berisha e Topalli duan që t’i fshijnë nga historia. Por nuk munden dot të rrëzojnë malet e gjërave pozitive që u arritë në atë periudhë, nuk mund ta fshijnë dot me një të rënë të lapsit , sepse jetojnë në brezi që jetuam dhe punuam në atë kohë, sepse jemi ne dëshmitarët okularë, dhe që do t’i transmetojmë fëmijëve dhe brezat që po rriten.
