Ato “shqipe” ata “trima” se ç’u fshehën nëpër vrima!

Elena Tase

Si ç’e nise-e bitise,

nga zgjedhjet u arratise,

siç e pe-more mavri,

u bënë zgjedhjet dhe pa ty!

 

Ti së bashku me Monikën,

do sfidoje Amerikën,

Amerikën dhe BE-në,

por u varën teneqenë!

 

Plot e plot e gjashtë muaj,

e ndoqëm aksionin tuaj,

vërvitej Luli përpjetë:

“Jo-jo zgjedhje s’do të ketë!.”

 

Gjashtë muaj në Tiranë,

molotovë e flakadanë,

po u vajti lufta kot,

asnjë mizë nuk trembët dot!

 

PD-ja dhe LSI-ja,

morën mësim që të dyja,

e mësoi dhe Shqipëria,

s’është rrumpallë demokracia!

 

Thonë shtëpia me tjegulla,

ka plot ligje edhe rregulla,

kush sistemin e sfidon,

në kosh plehrash përfundon!

 

Iku dhe data Tridhjetë,

asgjëkund nuk ra tërmet,

ato “shqipe”-ata “trima”,

se ç’u fshehën nëpër vrima!

 

Si s’plasët duke gënjyer,

pjesëmarrja qe e shkëlqyer,

dhe këtë e them garant,

se gjysmat janë emigrantë!

 

Si PD-ja e LSI-ja,

nuk ka parë historia,

kryemjeshtrat e mashtrimit,

edhe ditën e votimit!

 

Rama në gjithë këtë vapë,

vota paska blerë prapë,

këtë as Balua s’e ha,

pse gënjen-o maskara?!

 

Përsërite edhe dje,

popullin me vete ke!

Jo-e jo-oj Lulëzime,

Sovrani qe në votime!

 

Sovrani në Shqipëri,

kërkon rend e qetësi,

nuk do flakë dhe kërbaç,

Kryemadh-edhe Kërpaç!

 

U mburre-Lulash-u mburre,

se do dilje me kobure,

Kryeministrisë ju vure,

po Ramën dot s’e përzure!

 

Mbete si zog në hava,

se asnjë kockë nuk të dha,

të tha:”Eja në votim!.”,

po ti s’shkove-more trim!

 

Ky qe krim-e nuk qe gafë,

me mijëra more në qafë,

nëse ke një fije nder,

të dorëhiqesh menjëherë!

 

Kjo fushatë na ka lodhur,

gjer tani asgjë s’ka ndodhur,

ora është Gjashtëmbëdhjetë,

vapa përvëlon vërtetë!

 

Po në orët që do vinë,

ç’do të ndodhi nuk e dimë,

sa të sosi fare dita,

a do sulmojë opozita?!

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • I lidhi qentë Amerika
    I bëri zap për zinxhiri
    këlysh luli, buçe mona
    qen Saliu-Like floriri

    U lidhën gjithë qentë e rrugës
    as lehën as hungërritën
    e futën bishtin ndër shalë
    asnjë flakadan s’vërvitën!!

    Qenër të sterilizuar
    su ngrihet bibilja fare
    i mbërtheu Amerikoni
    sumën ua bëri kamare

    I trodhi burrat nga topet
    Monën ia vunë në pus
    Kryeqenin-Plak Sali
    e bënë që të rrijë sus!

    Nuk ka mbaruar akoma
    loja me Amerikanin
    vijnë mas tyre në një mëndje
    Englezi bashkë me Gjermanin

    E mor Lul sikur ta dije
    se do vinte kështu vera
    s’do bëje atë që bëre
    do bëje gjëra të tjera

    Po ç’tu desh more mavri
    dëgjove Sali Lugatin
    i ndeze zjarret me kashtë
    dhe bëre luftë me të gjatin!

    More mbrapa një debile
    në çdo cep kërkonit gjak
    gjithë ajo luftë që kërkove
    tu mblodh për fyti si lak

    Si kujton more debil
    se harrojnë shqipëtarët
    e di populli çfarë ndodh
    kur janë në krye shpellarët. .

    Meqë jemi te shpellarët
    e shkruaj për parantezë
    të zezës i thonë e bardhë 
    të bardhën e bëjnë të zezë..

    Për ta mbyllur me shpellarët
    nëse ndonjë komenton
    sakën se si për replikë
    ndonjë ofendim lëshon

    Dua që paraprakisht
    çdo shpellar ta bëj me dije
    në thotë ndonjë fjalë “që s’shkon”
    ia hedh me libër shtëpije..

  • Paska pasur te drejte Spartak Ngjela.
    I dualle te tera,cfare tha per Ameriken.Vetingu do behet se kerkon Amerika!U BE.Zgjedhjet do behen me 30 qershor se nuk luhet me kushtetuten-U BENE
    Do behet -SPAKU-Do behet.
    Berisha,Iliri,Mona,Lulzimi do paguajne c`kane vjedhur-Do paguajne.
    Edhe Rama do paguaje te tijat,se edhe qy ka vjedhur-DO PAGUAJE.
    Deri tani c`ka thene Ngjela per Ameriken,i kane dale.

  • Nje fitore e mad he e Mit’hat Surrelit mbi band at Enveriste.
    Je bere Beno dallendyshe
    Vec qe cicerin Pak ndryshe

  • Avokat Ngjela eshte politikan realist.Ato qe ai thote i mbeshtet pervec fakteve e ngjarjeve reale dhe ne llogjiken e cdo njeriu normal.Dhe po tu shtosh ketyre dhe politiken e interesat Amerikane e europiane ketu mbyllen te gjitha shtigjet per te korruptuarit,per agjentet e sherbimeve ruse e serbe dhe per cdo lloj birboje te degjeneruar te ketij vendi.Ne fund te fundit,perpara politikes Amerikane sidomos banditet e tipit Berisha,Lyli,Monika,Like e mosketjeret e tyre te korit te bashkuar “na bashkoi ciftelija nga vicidoli” kapen me nje levizje Shah-Mat ! Per kete avokat Ngfjela nuk mund te diskutohet per kthjelltesine e mendimit dhe per largpamesine e tij.Ndaj ai eshte si puna e Rames disa levizje perpara nga pseudo-Analistet e tjere te paguar e te indoktrinuar nga PD-ja te tipit Mesila-Palma,Gjekmarkaj,Lalaj ,Rakipllari injoranti ,Buzhalla e ca zhapiker te tjere qe na cajne menderen ne emisionin e Eni Vasilit ne Top News,ku dallohet dhe lamashi me tesere te PD-se Clirim Gjata nder te tjere.Llogjika e tyre ka shkuar per lesh dhe shprehin vetem mllef,instikte shtazarake ne vend te argumentave te bazuara politike e llogjike.Kur i degjon te vjen per te vjelle.

  • po për palloshin ke gjë të thuaç,o dukë??
    nuk ke ndonjë gjë për të thënë për shkelmat bythëve që mori??
    po të mos ishin frikacakët patollogjikë,por të mos ishit ju partizanët patollogjikë,atë milion shpulla që i dha saaliut,do ti kishte ngrënë shkelma bythëve!
    me këto zgjedhje u vranë dy zogj!!
    shkoi në të sëmës saliu dhe banda e metës,por në të njëjtën kohë dhe “pathyeshmëria”e liderit idiot ra në pikiatë!!tashti e dinë të gjithë se nuk ka qënë rama që ka fituar zgjedhjet por ka qënë PSja e pastër!PSja që nuk e duron dot kafshën e ngajshme me atë të viçidollit!!zagarin e tironës e mori populli me shkelma!!
    dukë o dukë,ti si dukesh përveç talentit të vargut nuk ke gjë tjetër!!je një njeri i rëndomtë,hakmarrës,bythëlëpirës!thjeshtë skllav i lindur!!
    dje të shkrova diçka,por nuk mendoj të të hyjë në punë!!ti je i thekur për tifozllëk!!nuk i ndahesh dot tabiatit tënd!!

  • 30 qershor 2019,
    20% votues te shkrete,
    trembur me punen ne shtet,
    nga ky pushtet i gjith ibret,
    marre emrat administrates shenim,
    “mjer ai qe nuk shkon ne votim”,
    me komisione, numerim e KQZ vet,
    ky pushtet u degjeneru komplet,
    nxorri vota me shume numeruar,
    se sa njerez qe kishin votuar,
    si dikur Heronjte e punes socialiste,
    sot Heronjte e votimeve socialiste,
    me 30 qershor ky i mjer pushtet,
    u be balte kok e kemb komplet,
    ky votim karnaval Ramen ka diskretituar,
    krizen e tij te plote vetem nga 20% votuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *