Aty ka vetëm mashtrim e urrejtje

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Miq të Ditës! Publiku shqiptar prej muajsh po sheh e po dëgjon një diskutim politik, një propagandë të ulët, absurde, shpifëse, demagoge, që s’ka asnjë lidhje me realitetin. Niveli i kësaj propagande, i kryetarit të PD-së Lulzim Basha, është i turpshëm. Ja disa nga citimet e shefit zyrtar të opozitës gjatë ditëve të fundit: “Edi Rama dhe kupola e tij kanë përgjegjësi direkte për shpërthimin me përmasa të jashtëzakonshme të trafikut të drogës”; “E vetmja gjë që lulëzon në vend është narkotrafiku”; “Largimi i tij (d.m.th. i Edi Ramës) si njeri përgjegjës për situatën e krijuar është imperativ për të çliruar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kërcënimi i kartelit të vdekjes, për lirinë dhe demokracinë.”

Këto e të tjera deduksione politike të nxjerra nga goja e Lulzim Bashës të bëjnë të qeshësh, por edhe të revoltojnë në të njëjtën kohë.  Ato janë të papranueshme për një mendje normale, intelektuale e qytetare. Stili, formulimi, koha, mënyra si thuhen, qëllimi, janë tipike fashiste, naziste, enveriste etj. Ah po, harrova, edhe berishiste.

Aty ka vetëm mashtrim e urrejtje për kryeministrin e vendit të vet dhe kryetarin e një force politike me të vërtetë demokratike, siç është Partia Socialiste. Dhe për më tepër, i ardhur në pushtet jo larg, por para gati një viti, me një votim transparent, plebishitar, mbarëpopullor në favor të Rilindjes. Me respekt, Th.N.

 

Share This Article
2 Comments
  • Mendje normale,intelektuale,qytetare.
    Ka ndonje komision qe I klasifikon keto?Pse mos ngreme nje komision te perhershem parlamentar per klasifikim/

  • BERISHA,BASHA BHE I GJITHE KLANI ITYRE DO TE BEJE GAM-GAM DERI NE PIKEN E FUNDIT TE GJAKUT IE CILET I KANE PIRE POPULLIT,ATA JANE SI KURVAT QE BEJNE BE PER NDERIN E TYRE-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *