Audio-përgjimi dhe Duka, Rama: Veliajn e mora në telefon!

Amelda Amelda

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka komentuar debatin mes kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe Armand Dukës që kandidon për mandatin e gjashtë në krye të FSHF-së. Pas daljes së audio-përgjimit, Rama tha se ka telefonuar Veliajn.

“Kam bërë një bisedë me kryetarin e bashkisë, pasi doli një përgjim, që nuk e kam dëgjuar, refuzoj të dëgjoj përgjime telefonash dhe çimkash, pasi janë në kontekste.

E mora ta pyes çfarë është kjo? Dhe më shpjegoi pozicionin e tij dhe bashkisë si aksioner i bashkisë, abuzimet e bashkisë, zgjedhjet jashtë çdo standardi. Më tha “ka qenë një bisedë me çunat e kalçetove”.

Dhe i thash, po mirë more për cfarë e përmend SPAK-un ti? Dhe SPAK-u nuk ka lidhje me një OJF, FSHF është një OJF. Ajo është një fjalë e dhënë në një muhabet, por SPAK nuk ka kompetencë të merret me të.” tha ai.

UEFA dhe FIFA kanë paralajmëruar se do të vijnë në Shqipëri, po a do i presë Rama?

“Po patjetër, unë i kam miq të dy ata. I pres me shumë kënaqësi”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *