Një grup auditi do të zbarkojë në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugës për të verifikuar të gjithë praktikën e autostradës Tiranë – Elbasan.
Auditi është udhëruar nga Ministri i Infrastukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Burime zyrtare thonë për Televizionin Klan se ekspertët do të kontrollojnë të gjithë dokumentacionin e kësaj vepre dhe mënyrës se si është zbatuar plani për ndërtimin e saj.
Burimet thonë se shkak për të nisur kontrollin është bërë vonesa në përfundimin e këtij aksi, i cili edhe pse ka nisur 8 vite më parë ende nuk ka përfunduar.
Një tjetër pikë e auditimit do të jenë edhe për kostot që ka marrë vepra. Rruga ka faturuar deri 435 milionë dollarë.
35 milion u dhanë si fond shtesë në Mars të këtij viti, me kërkesë të Ministrisë së Transporteve dhe vendim të parlamentit.
Autoriteti Rrugor ka ndryshuar disa herë projektin e kësaj vepre, për shkak të rrëshqitjeve të tokës në zonën e Ibës.

Gjithe,gjithe,gjithe,..jane nja 5 km rruge,qe mbajne peng,nga IBA,ne dalje te tunelit , deri tek qendra tregtare.Vetem shtesa i bie 120 milion leke te vjetra per km.E gjithe rruga i bie 240 milion leke te vjetra per km.Rruget ne Shqiperi jane bere vater xhvatje per hajdute te gjitha kategorive.Me keto cmime nuk behen rruget as ne metrone e New-york-ut,as ne kanalin e La Manshit,as ne Mars.Nje rruge 50 km e nivelit te dyte me 4 korsi(Jo Autostrade) ne Shqiperi kushton sa i gjithe kompleksi i lojrave Olimpike nje Pekin.Oooooooooo Qeveriiiii,mblidh vidhat ku i ke!
Qofsha i gabuar, por kam mendimin se ne kete rruge eshte bere nami, duke vjedhur dhe manipuluar! Eshte krejtesisht e pafalshme qe ka 8 vjet qe ka nisur, dhe ende nuk ka perfunduar (dhe as nuk dihet se kur do mbaroje…). Shtet, vazhdo te heshtesh e te mbyllesh syte, pasi per kete te paguajme e te mbajme ne kembe! Turp e faqe e zeze!
Ka kohe qe nuk m’i botoni komentet, sidomos keto qe lidhen me kete segment!! Dicka ju djeg, por e verteta duhet thene ashtu sic eshte! Turp e faqe e zeze!