Auditimi i zgjedhjeve 2015, KQZ apel ekspertëve kontabël

Elton Tafaruci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri sot apel ekspertëve kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit 2015.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, njoftoi ekspertët kontabël, të regjistruar pranë Instituti të Ekspertëve, se përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit, duhet të plotësojnë dhe kriteret e publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së.

Pas kësaj, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga KQZ, do të përcaktohen dhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit 2015, nga partitë politike.

KQZ njofton auditët e interesuar qe të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 9 maj dokumentacionin përkatës. Gjithashtu Komisioni Zgjedhor ju bën të ditur të gjitha partive politike që aktualisht nuk kanë dorëzuar pranë KQZ-së raportet financiare vjetore për vitin 2015, t’i dorëzojnë ato menjëherë.

 

Keto raporte do t’iu vihen në dispozicion ekspertëve të zgjedhur, të cilët do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2015.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *