Proceset e provimeve për Audituesit Ligjorë dhe Kontabilistët e Miratuar do të shqyrtohen nga ekspertë të fushës, të kontaktuar nga Banka Botërore, me kërkesë të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP).
Në ambientet e BMP mbërriti dje z. David Brookfield, i cili zhvilloi takimin paraprak me z. Dritan Fino, Kryetar dhe z. Aldo Spahiu Drejtor Ekzekutiv i Bordit të Mbikëqyrjes Publike si dhe z. Oltion Hyso, koordinator dhe konsulent i projektit.
Qëllimi i takimit ishte përmirësimi i proceseve të zhvillimit dhe organizimit të provimeve të aftësive profesionale.
Z. Brookfield, me një eksperiencë të konsiderueshme pranë ICAEË, në proceset e provimeve për Audituesit Ligjorë dhe Kontabilistët e Miratuar, është angazhuar nga Banka Botërore në mbështetje të kërkesës së BMP për vlerësimin, rishikimin dhe përmirësimin e këtyre proceseve për të vijuar përpjekjet tona për përmirësimin e objektivitetit, dhe përqasjen me praktikat më të mira ndërkombëtare, me qëllim final interesin e publikut, por edhe si një pikënisje për njohjen e titujve nga organizatat prestigjioze si ACCA dhe ICAEW.
o.j/dita
