Aurela Gaçe dhe Young Zerka, fitues të “Kënga Magjike 2014”

Dita

Aurela Gaçe dhe Young Zerka janë fitues të edicionit të 16 të Festivalit “Kënga Magjike” që mbylli siparin në Pallatin e Kongreseve, në një transmetim direkt në Klan dhe Klan HD.

Kënga e tyre “Pa kontroll” mori  vlerësimin e kolegëve që garuan në natën finale të këtij festivali. Ky krijim mori edhe çmimin Kënga hit e festivalit.

Supriza e mbrëmjes ishte prezantuesi i njohur italian Pipo Baudo, i cili hapi natën finale të Këngës Magjike, bashkë me kantautorin dhe prezantuesin Ardit Gjebra.

Besa riktheu te publiku emocionet e edicionit të kaluar me këngën fituese “Tatuazh në zemër”, ndërsa pas saj u ngjitën në skenë artistët fitues.

Kejsi Tola me këngën “Ajsberg” fitoi çmimin e produksionit,  Elgid Doda rrëmbeu çmimin best new arstist. Best vokal u shpall Renis Gjoka ne këngën “Dashuria ime ti”, best performance shkoi për Orinda Hutën dhe Landin e Ëest Side Family.

Rezarta Shkurta mori trofeun e këngën Stil, ndërsa Xhesika Polo u vlerësua me çmimin Çesk Zadeja.

Çmimi i televionit Klan në këtë edicionin e 16-të të Festivalit Kënga Magjike shkoi për Rovena Dilon dhe këngën “Gjeje një tjetër”. Bon Bon Bend u shpall grupi më i mirë, ndërsa magjia e parë u fitua nga Rezarta Smaja.

Klejdi Bahiti u nominua si kantautori më i mirë, Kastro Zizo rrëmbeu Best Dance, Çiljeta mori çmimin e internetit, Anjeza Shahini u vlerësua me çmimin tendencë, ndërsa Leonora Poloska dhe Karnita fituan best duet.

Një nga momentet kulminante të mbrëmjes ishte dueti që Ardit Gjebra këndoi me këngëtaren e njohur italiane me origjinë shqiptare, Ana Oxa, një performancë që u duartrokit gjatë nga publiku.

Mbrëmja vijoi me çmimin e kritikës për Vedat Ademin, çmimin diskografik për Endrin dhe Stefin, balada më e mirë për Rosela Gjylbegun dhe interpretimi më i mirë për Genta Ismailin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *