Aurela Gaçe ka kërkuar ndihmën e publiku për të përfunduar këngën që la përgjysmë në studio artisti i ndjerë Dr. Flori.
Aurela ka shkruar në Facebook se u nisëm për ta përfunduar këtë projekt të dy dhe Dr. Flori kishte hedhur vetëm zërin e tij me vargje që i erdhën në moment. Si një mjeshtër në muzikë Dr. Flori – thotë Aurela, kishte menduar se si unë do të futesha në këngë.
Këtë projekt Gaçe ka vendosur ta çojë përpara bashkë me vëllain e Dr. Florit, Albanin.
Aurela ka kërkuar që në klip të jenë të gjithë fansat e Dr. Florit, ata që e deshën muzikën e tij.
